LAJMI I FUNDIT:

Hoqi nga intervista deklaratën e Kurtit, gazetari gjerman del me një sqarim

Hoqi nga intervista deklaratën e Kurtit, gazetari gjerman del me një sqarim

Ndonëse intervista nuk ishte publikuar akoma, gazetari Martens kishte zbuluar disa pjesë të intervistës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Me publikimin e saj, disa nga pjesët paralajmëruara mungonin dhe lidhur me këtë, Martens ka dalur me një sqarim gjersa ka theksuar se nuk është nevoja për krijimin e teorive konspirative.

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Miachael Martens ka dalur me një sqarim të plotë rreth heqjes së një pjese nga intervista me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Para publikimit të plotë të kësaj interviste, Martens kishte cituar Kurtin përmes disa postimeve të tij, përkatësisht, një deklaratë ku thuhej se ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier dinte më shumë për situatën në veri sesa vet Kurti.


Përpara se ta nxirrte në publikim intervistën e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Martens kishte vendosur që të publikonte pjesëza të saj duke cituar Kurtin.

E njëjta pjesë ku Kurti kishte përmendur Hovenierin nuk u publikua nga intervista e plotë.

“Disa njerëz duket që e konsiderojnë skandal (apo duan ta kthejnë në një të tillë) që ambasadori amerikan në disa momente të caktuara mund ndoshta të di më shumë rreth situatës së sigurisë për një rajon të caktuar ( në këtë rast për veriun e Kosovës) sesa një kryeministër. Por a është ky një skandal”, ka shkruar Martens, në Twitter gjersa ka theksuar se “SHBA ka kapacitetet më të mëdha të inteligjencës në botë. Shikoni ambasadat e mëdha amerikane në Prishtinë, Shkup, Sarajevë (ose në Kampin Bondsteel). Natyrisht, atje nuk punojnë vetëm diplomatët. Pra, sigurisht që ambasadorët e SHBA-së ndonjëherë kanë informacione që të tjerët nuk e kanë, përfshirë qeveritë”.

Krahas kësaj, ai ka thënë se nuk është interesante për audiencën gjermane që ambasadori amerikan di diçka që vetë vendi ku shërben si ambasador nuk e di.

Megjithatë Martens thotë se Kurti e ka bërë një deklaratë të tillë dhe thotë se e ka edhe të regjistruar.

“Z. Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë bisedës sonë të regjistruar dhe më vonë e autorizoi në transkriptin me shkrim të asaj bisede, të cilën ia dhashë ekipit të tij para publikimit pasi disa nga temat për të cilat folëm (jo pjesa për ambasadorin) ishin potencialisht të ndjeshme”, ka thënë Martens.

Sipas Martens, s’ka nevojë për teori konspirative.

“Meqenëse intervista ishte shumë e gjatë (mbani parasysh se Kosova nuk është një çështje e madhe në Gjermani), unë hoqa disa pjesë nga versioni i autorizuar që ishin më pak me interes për lexuesit tanë. Mes tyre ishte edhe pjesa për ambasadorin amerikan. Kjo eshte e gjitha. Nuk ka nevojë për teori konspirative”, ka përfunduar Martens.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori