LAJMI I FUNDIT:

Hoqën tapetat e vjetra nga muret, gjetën ilustrimet e lashta të cilave nuk iu dihet autori (Foto)

Hoqën tapetat e vjetra nga muret, gjetën ilustrimet e lashta të cilave nuk iu dihet autori (Foto)

Richar dhe Rita Veitch po e rinovonin shtëpinë e tyre që ndodhet në Surrey të Anglisë, ku gjetën ilustrimet e lashta që besohet të jenë krijuar para Luftës së Parë Botërore.

Në momentin që hoqën tapetat e vjetra të mureve, i panë motivet e ndryshme dhe kërkuan ndihmën e specialistit, që të mos iu shkaktojnë ndonjë dëmtim, transmeton Telegrafi.


“Për të mos iu shkaktuar ndonjë dëm, nuk vazhduam t’i hiqnim vet edhe pse nuk iu dimë vlerën. Por, kur postuam imazhet në rrjetet sociale, ka pasur shumë interesim për to”, ka thënë Veitch. Në ilustrime shfaqet një anije me avull, qeni me emrin Trust, si dhe një kodër bregdetare ku duket se janë tre fanarë.

Megjithëse nuk iu dihet autori, besohet se janë ilustruar para më se 100 vitesh, sepse janë në stilin e asaj kohe dhe ndodhet edhe një muzikant Vaudeville, stil shumë i popullarizuar në 1800 dhe 1900.

Derisa po kërkojnë ndihmën e ekspertëve lokal, ata kanë shprehur dëshirën që t’i falin në ndonjë institut artistik, që të shihen nga të gjithë. /Telegrafi/