Aktori uellsian, ishte transferuar në Shtetet e Bashkuara, pasi që komuniteti i aktorëve britanikë ishte tepër i padurueshëm.

“Shkova në Amerikë para shumë vitesh, sepse ndihesha se nuk përshtatem këtu në Londër. Kam punuar me disa njerëz të mirë, si Judi Dench, mirëpo asnjëherë nuk përshtatesha në grupin e aktorëve”, ka thënë aktori 71-vjeçar.