LAJMI I FUNDIT:

Hong Kongu, vendi i radhës që priti vitin e ri

Hong Kongu, vendi i radhës që priti vitin e ri

Hong Kongu mirëpriti vitin e ri.

Festimet përfshijnë një muzikal 12-minutësh fishekzjarre nga Victoria Harbor – shfaqja më e gjatë dhe më e madhe që qyteti ka përjetuar ndonjëherë.


Dhjetëra mijëra njerëz përreth portit po shijojnë shfaqjen spektakolare të mjeteve piroteknike, raporton bbc.

Kiribati, vendi i parë që mirëpriti vitin e ri 2024 - 15 minuta më vonë edhe Ishujt Chatham
Lexo po ashtu Kiribati, vendi i parë që mirëpriti vitin e ri 2024 - 15 minuta më vonë edhe Ishujt Chatham

Shfaqja – me temë “Legjenda e re e Vitit të Ri” – përshkruan ndryshimin e stinëve dhe bukurinë e natyrës.

Qytete të tjera në Kinë – përfshirë Pekinin – po mirëpresin gjithashtu 2024.

Ndryshe, Kiribati është vendi i parë në botë që mirëpriti vitin e ri 2024, gjegjësisht 15 minuta më vonë edhe Ishujt Chatham. /Telegrafi/