LAJMI I FUNDIT:

Honda rikthen kontrollin pas një sulmi serioz kibernetikë që ia ndërpreu prodhimin

Honda rikthen kontrollin pas një sulmi serioz kibernetikë që ia ndërpreu prodhimin

Rikthehet kontrolli mbi prodhimin e makinave Honda, pas ndërprerjes për një kohë

Gjatë javës së kaluar, rrjeti botëror i prodhimit të Hondas, është goditur rëndë nga një sulm kibernetik, që e ka ndërprerë përkohësisht prodhimin në disa fabrika të Amerikës Veriore, transmeton Telegrafi.


Fabrikat e Honda Accord dhe Acura ILX në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, janë në mesin e tyre. Detajet e sakta ende mbeten të panjohura, por Honda ka pranuar se ka pasur një sulm të jashtëm.

“Kemi pësuar nga një sulm kibernetikë, që ka ndikuar në operacionet e prodhimit në disa impiante amerikane”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

“Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë të humbjes së informacioneve të brendshme. Ne kemi rifilluar prodhimin në shumicën e impianteve dhe aktualisht jemi duke punuar për kthimin e prodhimit të automjeteve dhe impianteve tona motorike në Ohajo.”

Për fat të mirë, prodhimi ka rifilluar në shumicën e fabrikave, por ende mbetet shqetësimi se pse ndodhi ky sulm.

A ishte ky një sulm i ngjashëm me atë të vitit 2017, që e goditi jo vetëm Hondan, por edhe Renault dhe Nissan, apo ishte ky lloj sulm kibernetikë i aftë të shkaktojë dëm serioz në sistemin globale të automobilave.

Megjithëse Honda e ka kthyer kontrollin pas këtij sulmi serioz kibernetikë, mbetet shqetësimi se mund të ndodhë sërish dhe të çrregullohet mbarëvajtja e punës. /Telegrafi/