LAJMI I FUNDIT:

Honda publikon imazhet e hatchbakut të ri të Civic për tregun amerikan

Honda publikon imazhet e hatchbakut të ri të Civic për tregun amerikan

Honda në SHBA ka publikuar fotografitë e versionit hatchback të Civicut të ri. Atë e bën të veçantë versioni coupe, me pjesën e përparme dhe të pasme të ndryshuar = duke mos humbur sensin e variantit të limuzinës.

Për dallim nga sedani, hatchback mund të porositet me ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi, pavarësisht që blerësit amerikan nuk janë edhe aq të interesuar për një opsion të tillë, transmeton Telegrafi.


Në ofertë do të jenë të disponueshëm motorët me 2.0 litra me 4 cilindra që prodhojnë 160 kuaj-fuqi, si dhe ai me 1.5 litra tubo-benzinë me 4 cilindra që prodhon 182 kuaj-fuqi.

Të dy këto versione mund të blihen edhe me ndërruesin automatik CVT. Honda, Civicun e ri Hatchback do ta prodhojë në fabrikën e saj në Greensburg të Indiana. /Telegrafi/