Holanda frenon eksportet e pajisjeve të çipave, shkakton zemërim tek pala kineze
Qeveria holandeze të premten prezantoi kufizime të reja mbi eksportin e disa pajisjeve të gjysmëpërçuesve, duke nxitur një përpjekje të udhëhequr nga SHBA për të frenuar furnizimet me komponentë të teknologjisë së lartë në Kinë, por duke sjellë një përgjigje të zemëruar nga Pekini.
“E kemi ndërmarrë këtë hap në interesin e sigurisë sonë kombëtare”, deklaroi ministrja holandeze e tregtisë, Liesje Schreinemacher, duke shtuar se këto pajisje mund të përdoren për aplikimin edhe në pajisjet ushtarake.
Schreinemacher tha se një numër “shumë i kufizuar” kompanish dhe modelesh produktesh do të prekeshin, dhe Kina nuk u emërua. Por ambasada kineze në Holandë e përshkroi masën si një “shpërdorim të masave të kontrollit të eksportit” që shkel rregullat e tregtisë, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
ASML, një kompani holandeze, e cila është një furnizues kyç i pajisjeve të prodhimit të çipave kompjuterik, deklaroi se nuk pret që ligjet e reja të kenë ndikim material në biznesin e saj, e gjithashtu shtoi se nuk do ta ndryshonte udhëzimin e saj financiar.
Rregullat, të cilat do t’u kërkojnë kompanive që prodhojnë pajisje të avancuara të prodhimit të çipave të kërkojnë një licencë përpara se ta eksportojnë atë, pritet të hyjnë në fuqi më 1 shtator.
Njoftimi është shoqëruar me një dokument teknik që specifikon se cilat pajisje do të kërkojnë licencë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak