LAJMI I FUNDIT:

Holanda: Duhet ende progres nga Shqipëria

Holanda: Duhet ende progres nga Shqipëria

Holanda vijon të mbetet skeptike sa i përket ecurisë së procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok në një raportim të përgatitur për parlamentin holandez lidhur me progresin e bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit, sa i përket Shqipërisë vlerëson përparimet e bëra në fusha të ndryshme, por evidenton se duhet bërë progres i mëtejshëm deri në caktimin e datës për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare.

“Këshilli vendosi në Mars që Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë të zhvillohej, sipas kushteve të përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Është thelbësore për kabinetin që të dijë se progresi i mëtejshëm do të bëhet në të ardhmen e afërt, vetëm kur të bindemi për plotësimin e kushteve siç thuhet në konkluzionet e këshillit të Marsit 2020”.


Ndër të tjera në raportimin e tij Blok evidenton faktin se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kuorum, ndërsa Gjykata e Lartë nuk është ende në gjendje të shqyrtojë të gjitha çështjet. Gjithashtu ai nënvizon se pavarësisht ecurisë së procesit të vetingut, gjyqtarët dhe prokurorët e përjashtuar ende nuk janë dënuar dhe se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në hetimin, ndjekjen penale duke dënuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla duke komentuar qëndrimin e qeverisë holandeze, theksoi se Shqipëriaka përmbushur kriteret për zhvillimin e konferencës së parë dhe se këtë vlerësim e ka marrë edhe nga zyrtarët holandez.

“Vlerësimi i vetëm zyrtar është ai i KE, që paguhet nga taksapaguesit europiane për një fotografim korrekt të parakushteve, për ato që Shqipëria e Maqedonia kanë pasur nga Këshilli Europian në Mars. KE sikurse të gjithë jeni në dijeni, ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur parakushtet. Nuk dua të hyj në polemikë. Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim”.

Ndërkohë që sa i përket Maqedonisë së Veriut, qeveria holandeze bie dakord me vlerësimet e bëra në progresraportin e Komisionit Europian dhe thotë se për të tryeza e parë ndërqeveritare mund të mbahet sa më shpejt./ Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori