LAJMI I FUNDIT:

Holanda: Çereku i emigrantëve vijnë nga vendet “e sigurta”, mes tyre edhe Kosova

Holanda: Çereku i emigrantëve vijnë nga vendet “e sigurta”, mes tyre edhe Kosova

Qeveria holandeze ka thënë se një në katër emigrantë që kërkon azil në Holandë, deri më tani, që nga fillimi i vitit, vjen nga ndonjë vend që konsiderohet “i sigurt”, gjë që nënkupton se ata nuk mund ta fitojnë statusin e refugjatit.

Shërbimet e Migrimit kanë thënë sot se çereku i 4400 kërkesave të azilit, të parashtruara për herë të parë në vitin 2016, vijnë nga vende si Serbia, Shqipëria dhe Kosova.


Vitin e kaluar, rreth 59 mijë emigrantë kishin aplikuar për azil në Holandë, një shtet ky i vogël e me popullsi të dendur, prej 17 milionë banorëve.

Përderisa Holanda po kërkon mënyra për t’u përballur me fluksin, emigrantët nga vendet e sigurta tani po refuzohen më me shpejtësi dhe nuk po lejohen më që t’i presin vendimet për ankesa në këtë shtet, dhe ata duhet të largohen menjëherë.