LAJMI I FUNDIT:

I hodhi pijen në fytyrë, roja e restorantit i vërsulet me shkop gruas britanike

I hodhi pijen në fytyrë, roja e restorantit i vërsulet me shkop gruas britanike

Anëtari i sigurimit të një restoranti është filmuar në  Birmingham të Britanisë, duke rrahur me shkop një grua.

Videoja e publikuar në blog, tregon një përplasje verbale mes gruas dhe rojës para hyrjes së një restoranti, transmeton Telegrafi.


Autorët e videos dëgjohen se si e inkurajojnë gruan që ta “bëjë” veprimin. E pa kaluar pak sekonda, ajo ia hedh pijen në fytyrë rojës.

Ai menjëherë reagon duke e marrë një shufër në dorë dhe vrapon pas gruas që rrëzohet në tokë, e ai fillon ta godet nëpër këmbë.

Madje në disa momente autorët e videos dëgjohen duke qeshur dhe brohoritur.

E sikur kjo të mos mjaftonte, në një moment ajo ngritet dhe i hedh diçka rojës – që humb përfundimisht durimin dhe e godet me shqelm në fytyrë.

Deri më tani nuk është zbuluar identiteti i gruas, por policia në West Midland ka konfirmuar identitetin e burrit. Fjala është për një 47-vjeçar që është në paraburgim. /Telegrafi/