LAJMI I FUNDIT:

H&M më afër jush – tashmë në East Gate Mall në Shkup

H&M më afër jush – tashmë në East Gate Mall në Shkup

Marka suedeze e modës H&M hapi dyqanin e saj të parë në Maqedoninë e Veriut, në East Gate Mall, në Shkup. Hyrja e markës H&M në tregun maqedonas është e shumëpritur jo vetëm për vendasit, por edhe për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

H&M njihet në mbarë botën si marka që i mundëson konsumatorëve të eksplorojnë stilin e tyre personal. Nën moton “Të gjitha stinët, të gjitha stilet, të gjithë të mirëpritur”, H&M sjell për konsumatorët veshje dhe aksesorë cilësorë, të qëndrueshëm e të përballueshëm, për çdo rast. Dyqani i parë dhe i vetëm i H&M në Shkup ka një sipërfaqe prej 2,300 m2 dhe prezanton të gjitha koleksionet për periudhën e vjeshtës për fëmijë, burra, gra dhe adoleshentë.

Qytetarët e Kosovës tashmë e gjejnë H&MEast Gate Mall, vetëm 1 orë larg, ndërsa për konsumatorët e tjerë nga rajoni qendra tregtare përbën një arsye më tepër për të vizituar Shkupin. East Gate Mall është një ndalesë për të gjitha shërbimet, me një larmi mundësish për blerje dhe argëtim, mbi 600 marka të mirënjohura dhe një përzgjedhje unike gastronomike. Prania e të gjithë zinxhirëve ndërkombëtarë të modës si Inditex, LPP dhe së fundmi H&M është ajo që e bën East Gate Mall qendrën më tërheqëse në treg dhe zgjedhjen e parë në klasën e saj. Në vizitën tuaj të radhës në Shkup, East Gate Mall është një destinacion që nuk duhet ta humbisni.

East Gate Mall është e vetmja qendër tregtare e gjeneratës së pestë në rajon, duke pozicionuar kështu kryeqytetin maqedonas në hartën evropiane të blerjeve. Përuruar në tetor të vitit të shkuar, qendra tregtare është pjesë e projektit Skopje East Gate, një nga investimet më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, që mban autorësinë e Grupit BALFIN.

Artikull i sponzorizuar