LAJMI I FUNDIT:

Hit i ngjyrave në enterier: PËRGATITUNI PËR TË GJELBRËN

Hit i ngjyrave në enterier: PËRGATITUNI PËR TË GJELBRËN

Simboli i ngjyrës së gjelbër pikërisht është për të shënuar vitin i cili është para nesh, si në modë, ashtu edhe në enterier, pra, edhe pse pranvera nuk është akoma afër, mundeni tashmë “ta quani” të gjelbër.

Simboli i lindjes, i natyrës, i rinisë dhe i jetës posaçërisht rekomandohet për dhomën e gjumit, mirëpo përshtatet shkëlqyeshëm në çdo hapësirë – nga kuzhina ku krijon ndjesi freskie, deri dhoma e ndejës ku krijon ngrohtësi, afërsi dhe harmoni.


Nuk është krejt njësoj se për cilën nuancë është fjala – si nuancë hit e vitit 2017, dekoruesit kanë zgjedhur ngjyrën verdhë-gjelbër, e cila lehtë përshtatet me nuancat e ngjyrave të tjera, transmeton Telegrafi.

Varësisht nga ambienti, jep dukje elegante, klasike apo moderne. Shkëlqyeshëm përshtatet me mobilie klasike por edhe me ato moderne.

Njëra ndër mënyrat më të popullarizuara dhe më të thjeshta që të ndryshoni dukshëm shtëpinë është ngjyrosja e një muri, ndërkaq sivjet është e gjelbra imperativ.

Është efektive edhe nëse me të freskoni dyert, divanet, karriget.

Nëse nuk e dëshironi në dozë tepër të madhe, mendoni për detajet si p.sh. perdet, jastëkët apo tapetat e murit, të cilat mund t’i ngjitni në pjesë të vogla të murit. /Telegrafi/

Best Kids Bedroom Interior Design