LAJMI I FUNDIT:

Historiku i ish-presidentëve në Maqedoni në vigjilje të zgjedhjeve për të parin e vendit (Foto)

Historiku i ish-presidentëve në Maqedoni në vigjilje të zgjedhjeve për të parin e vendit (Foto)

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Kandidatët për president në zgjedhjet presidenciale 2019.

Maqedonia nga sistemi politik pluralist ka pasur katër presidentë, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski, Gjorge Ivanov.


Telegrafi ju sjell të plotë informacionin për çdonjërin nga ish-presidentët e shtetit.

Kiro Gligorov (1917-2012)

Kiro Gligorov gjatë fjalimit në OKB

Është zgjedhur president si kandidat i pavarur më 18 shtator të vitit 1991 dhe ka mbajtur dy mandate, deri në vitin 1999. Kujtojmë se në vitin 1994 të njejtit i është bërë një atentat dhe ndërkohë detyrën e presidentit të përkohshëm e ka mbajtur Stojan Andov, kryetar i atëhershëm i Kuvendit të Maqedonisë.

Gligorov ka lindur më 3 maj, 1917 ndërsa ka vdekur në vitin 2012. Në vitin 1995 i është bërë atentat nga një veturë e parkuar rreth rrugës ku kalonte delegacioni i presidentit të atëhershëm që ishte nisur drejt zyrës së tij nga rezidenca e kryetarit të shtetit. Gjatë atentatit i vdekur mbeti shoferi i tij kurse u lënduan disa kalimtar rasti.

Fotografi nga atentati ndaj Gligorov; Viti: 1995

Nuk ka ende informacion rreth organizatorëve të atentatit ndaj presidentit të atëhershëm, Kiro Gligorov. Gligorov ka pasur grada të larta në udhëheqësinë e ish-Jugosllavisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Boris Trajkovski (1956–2004)

Boris Trajkovski në zyrën presidenciale

Është zgjedhur president si kandidat i OBRM-PDUKM-së së atëhershme. Trajkovski u zgjodh president pas fitores më 14 nëntor të vitit 1999, ndaj Tito Petkovskit që atëherë ishte kandidat i LSDM-së për president. Boris Trajkovski ka qenë një ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit pas konfliktit të armatosur në vitin 2001 në Maqedoni.

Trajkovski vdiq nga rrëzimi i aeroplanit zyrtar Beechcraft Super King Air 200 në pronësi të shtetit. Ngjarja e kobshme në mes vendeve Poplat dhe Vrsnik në Herzegovinë atëherë do të mirrte jetën e gjithë anëtarëve të ekipazhit të avionit Super King Air.

Arsyeja e rrëzimit të avionit nuk dihet. Por, spekulohet se ka qenë gabim i kontrollit ajror të Mostar Ortijes International Airport.

Rrëzimi i aeroplanit

Trajkovski është varrosur me nderime të larta shtetërore kurse familja e tij, pasurinë e ka shkrirë në Boris Trajkovski Foundation.

Pamje nga ecja e kortezhit të Boris Trajkovskit

Trajkovski gjatë shërbimit të tij si kryetar shteti ka marrë disa çmime për paqe dhe zhvillim të vendit dhe rajonit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Branko Crvenkovski (i lindur 1962-)

Branko Crvenkovski

Është zgjedhur president si kandidat i LSDM-së dhe ka shërbyer vetëm për 5 vite, apo një mandat. Ai gjithashtu ka qenë kryeministër dhe kryetar i LSDM-së në Maqedoni.

U zgjodh si President i shtetit pas fitores së ngushtë ndaj Sashko Kedev të OBRM-PDUKM-së së atëhershme. Në pozitën e kryetarit të shtetit është zgjedhur pasi kishte lënë zyrën e kryetarit të Qeverisë.

Ai është ende gjallë dhe aktualisht nuk merret me politikë dhe nuk është parë me opinion për politikat ditore.

Shqiptarët do ta njohin si politikan me karrierë dhe me vendime kontraverse. Në vitin 1996 shkaktoi trazira etnike në vend kur dha urdhër që të hiqet flamuri kombëtar shqiptar para ndërtesave zyrtare në pjesët shqiptare në Maqedoni.

Ngjarjet e Gostivarit!

Në vitin 2005 në bashkëqeverisje me BDI-në ishte pajtuar që të legalizohet flamuri shqiptar në Maqedoni.

Crvenkovski një ndër të paktat njohje dhe çmime ndërkombëtare e ka marr në Tiranë. Më 5 tetor të vitit 2011 ai nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama e kishte marrë Çelësin e qytetit.

Dhënia e çelësit të Tiranës nga Edi Rama.

Gjorge Ivanov (i lindur më vitin 1960)

Gjorge Ivanov

Presidenti i fundit, para zgjedhjeve presidenciale që mbahen sot (21.04.2019).

Është zgjedhur president si kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga OBRM-PDUKM-ja. Ka mbajtur dy mandate (2009-2019), aq sa është i lejuar sipas Kushtetutës.

Në garën për mandatin e parë (2009-2014) e mundi Ljubomir Frçkovskin e LSDM-së. Atëherë vendimarrës ishin votat e shqiptarëve.

Ndërsa në garën për mandatin e dytë (2014-2019) e mundi kandidatin edhe të tanishëm, Stevo Pendarovski.

Ivanov ka udhëhequr si President nën hijen e vendimeve të OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevskit, i akuzuar nga opozita dhe nga sektori jo-qeveritar.

Ai do të njihet për faljen e ish-zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së dhe pastaj tërheqjen e kësaj falje nga krimet si pushtetar.

Gjithashtu, Ivanov do të njihet edhe për mosnënshkrimin e dyfishtë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, respektivisht për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Sot do të mbahet rrethi i parë i votimeve për kryetar të shtetit në Maqedoni ndërsa rrethi i dytë në mes dy fituesve të parë në garën mes tre kandidatëve, do të mbahet më 5 maj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori