LAJMI I FUNDIT:

Historike, gjenerali turk emërohet në postin kyç të NATO-s

Historike, gjenerali turk emërohet në postin kyç të NATO-s

Një gjeneral turk u emërua në një pozicion të nivelit të drejtorit në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit.

“Një gjeneral turk është emëruar në zyrën e Sigurisë së NATO-s. Për herë të parë në historinë e NATO-s, vendi ynë do të përfaqësohet në nivel drejtori në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel”, tha zëdhënësi i ministrisë Zeki Akturk në konferencën javore për shtyp të Forcave të Armatosura Turke.

Akturk tha se emërimi pasqyron rolin aktiv të Turqisë në NATO dhe kontributin e saj “të fortë dhe të besueshëm” në përpjekjet për paqen dhe sigurinë e Aleancës, shkruan AA.


Turqia do ta marrë sërish komandën e KFOR-it në tetor 2025
Lexo po ashtu Turqia do ta marrë sërish komandën e KFOR-it në tetor 2025

“Për sigurinë e NATO-s dhe rajonit Euro-Atlantik, vendi ynë – ashtu si në të kaluarën – vazhdon të japë kontribute të rëndësishme dhe vendimtare sot dhe do ta bëjë këtë në të ardhmen.”

Bëhet e ditur se ai theksoi se Turqia do të kryejë detyrat e reja komanduese në përputhje të plotë me rezolutat e NATO-s dhe OKB-së, duke vepruar me neutralitet dhe transparencë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.

Ndryshe, Akturk njoftoi gjithashtu se pas komandës së Turqisë të Forcave të NATO-s në Kosovë nga tetori 2023 deri në 2024, vendi do të rifillojë rolin edhe për një vit tjetër duke filluar nga tetori 2025. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit në Gaza dhe po heshtim", presidentja sllovene me fjalim para Parlamentit Evropian

Botë

"Unë dua vetëm bukë", videoja e të moshuarit palestinez tërheq vëmendjen e mbarë botës - tregon se si fëmijët i janë vrarë në luftë

Azia
Trump kërcënon BE-në me tarifa 50 për qind

Trump kërcënon BE-në me tarifa 50 për qind

Botë

"A mund të keni pak mëshirë", shefi i OBSH-së i bën thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

Azia
Harvardi padit Trumpin pasi ia ndaloi të regjistrojë studentë të huaj

Harvardi padit Trumpin pasi ia ndaloi të regjistrojë studentë të huaj

Amerika
Izraeli arreston përsëri palestinezët e liruar në marrëveshjen e fundit me Hamasin

Izraeli arreston përsëri palestinezët e liruar në marrëveshjen e fundit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori