Historike – Flamuri i Kosovës valon në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Trepçës dhe Vikingurit (Foto)
Për herë të parë në historinë e Kosovës do të valojë flamuri i Kosovës në një ndeshje të garës më prestigjioze të futbollit evropian, Ligës së Kampionëve.
Tashmë flamuri i Kosovës është vendosur në stadiumin e Vikingurit në Ishujt Faroe, ku Trepça ’89 ka udhëtuar për të zhvilluar ndeshjen e parë për ndonjë klub kosovar në këtë nivel të futbollit evropian.
Edhe pse në miniaturë, flamuri i Kosovës duket mjaft bukur përkrah flamujve tjerë të vendosur në stadium, sidomos pasi që është hera e parë dhe historia po shkruhet me ngjyra të arta për futbollin kosovar, ashtu siç është edhe harta e vendit në flamurin e shtetit tonë me ngjyrë të artë, shkruan Telegrafi.
Trepça ’89 tashmë ka zbarkuar në Ishujt Faroe ku sonte do të zhvillohet dueli historik në Ligën e Kampionëve.
Klubi kosovar ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes, teksa sytë e gjithë futbollit evropian janë kah klubi kosovar që do të tentojë të befasojë të gjithë me paraqitjen dhe suksesin eventual qysh në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëReal Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri