Thonë që Marin Barleti, Naim Frashëri, Fan Noli dhe nja njëmijë e kusur historianë, studiues, diplomatë, shkrimtarë e poetë të huaj, që kanë shkruar mbi një mijë vepra për Skënderbeun nga shekulli XV deri në shekullin XXI, të gjithë e lidhin emrin, jetën dhe luftën e tij 25-vjeçare për lirinë shqiptare me kalanë dhe me qytetin e Krujës, si kryeqendër e mbretërisë së tij të pavarur. Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri jo më kot i drejtohej: ”Krujë, o qytet i bekuar, prite, prite, Skënderbenë!”. Nuk dha adresë tjetër.
Me siguri e kanë gabim. Sepse sot rapsodët e rrapeve dhe përralltarët ëndrrazgjuar shqiptarë, të ndihmuar nga qeveritë dhe bashkitë mendjeshkurtëra të mllefeve krahinore, e kanë fshirë emrin dhe lavdinë historike kombëtare të Krujës. Madje, folklori shqiptar i majëplepit ka fshirë dhe epopenë e “Rrethimeve të famshme të Krujës”, duke i lënë dorë të lirë fantazisë së çdo çiftelie apo zurnaje fshati të pretendojë emrin e fshatit të vet sikur Skënderbeu e paska mbrojtur nga rrethimi i famshëm i ushtrisë osmane.
Në korridoret e pushtetit të dikurshëm si gazetar i Radio-Tiranës kam dëgjuar se në vitin 1968, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, një nga historianët zhbërës të shqiptarësisë së historisë sonë i propozoi Enver Hoxhës që ta zbrisnin qytetin e Krujës në Fushë-Krujë “që të mos lodheshin udhëheqja dhe populli të ngjiteshin në Kalanë e Krujës”.
Enver Hoxha, që ishte kush ishte dy parë mend i kishte sa të mos dëgjonte këshillat me helm serb dhe grek të pseudoshkencëtarëve, e la qytetin e Krujës aty ku e kishte ndërtuar Zoti dhe historia, dhe madje e shpalli “Qytet-Hero” në vitin 1968 dhe ndërtoi në Krujë edhe Muzeun Kombëtar të lavdisë së Skënderbeut dhe të Krujës, sepse nuk ndahen dot, dhe janë lavdia e përbashkët e kombit.
Por, në shekullin XXI, paturpësia e bashkuar me injorancën dhe me ligësinë e ka zhdukur emrin e qytetit të Skënderbeut dhe e ka dënuar me heshtje. Pavarësisht se kronikanët e kohës shkruajnë se Skënderbeu lindi, u martua, u trashëgua, luftoi për 25 vjet dhe vdiq në qytetin e Krujës. Të ndash Skënderbeun nga Kruja është të dënosh me harrim të dy.
Me sa duket, Kruja do të pësojë fatin e Trojës, që tani po na e nxjerrin në Mal të Zi, ndaj të mos duket çudi kur pas harrimit të nisin kërkimet për të gjetur rrënojat e Krujës në rajonet joshqiptare të Ballkanit. Sepse Krujën, që ka qenë edhe kryeqendër e shtetit të parë shqiptar të Arbrit në shekullin XII, edhe kryeqendër e mbretërisë së Skënderbeut në shekullin XV, duan ta zhbëjnë fqinjët tanë territorengrënës dhe lakejt e tyre shqiptarë. Dikush don të na lerë pa histori dhe po shpikin katundet e tyre si kryeqendra fantazma të lavdive të rreme mesjetare.
Si nuk i bën përshtypje kujt që gjatë 30 viteve të demokracisë drejtuesit e shtetit shqiptar, të cilët nuk kanë lënë gur e ferrë të skërkave të tyre pa shkuar e pa mbajtur fjalime hymnizante patriotike në hiç për hiçin, nuk shkuan njëherë në Krujë dhe nuk mbajtën kurrë fjalime në kalanë e saj të famshme për Skënderbeun dhe për lavdinë e qytetit-hero të Krujës. Nuk shkuan as për “vitin pompoz të Skënderbeut”!
Aq i madh është mllefi antishqiptar, sa nuk i lë të bëjnë as demagogji. Ndaj historia shqiptare po bëhet si torta e 100 vjetorit të pavarësisë, ku kushdo mund të mbushë legenin bosh të kasolles apo të katundit të vet me lavdi të vjedhur.
Ka ardhur koha t’u kërkohet qeverive dhe institucioneve qendrore dhe lokale të Shqipërisë që t’u drejtojnë lutje zyrtare arkivave të Stambollit, të Venedikut, të Vatikanit, të Napolit etj. që të na gjejnë ata se ku ndodhet qyteti i humbur i Krujës dhe nëse ai qytet ka ndonjë farë lidhje me historinë dhe me lavdinë e Skënderbeut, të Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën