LAJMI I FUNDIT:

Historia prapa tatuazhit në fytyrën e Mike Tyson

Mike Tyson (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Mike Tyson ka treguar se legjenda e boksit e kishte bërë tatuazhin në fytyrën e tij vetëm një javë para meçit ndaj Clifford Etienne, sepse nuk dëshironte të boksonte.

Boksieri amerikan, asokohe 36 vjeçar, nuk ishte ndeshur që nga humbja nga Lennox Lewis në verën e vitit paraprak, prandaj nuk dëshironte të ndeshej më. Në një intervistë për Fox Sports, trajneri Jeff Fenech ka treguar se ish-kampioni i botës e kishte bërë vizatimin fisnor në fytyrën e tij vetëm disa ditë para duelit të caktuar ndaj Etienne, në mënyrë që ta anulonte sfidën.


Fenech ka thënë se nuk mund t’i mbante lotët kur Mike i kishte thënë se nuk dëshironte ta zhvillonte atë përballje, pastaj trajneri ishte larguar nga Las Vegasi dhe ishte nisur menjëherë për në shtëpi.

Tatuazhi në fytyrën e Mike Tyson (Foto: Tom Casino/Getty Images/Guliver)

“U ulëm dhe biseduam dhe ai vërtet nuk donte të ndeshej, nuk ishte i përgatitur dhe kjo ishte një nga arsyet pse e kishte bërë tatuazhin”.

Rrëfimi i Mike Tyson kur e zuri gruan në krevat me Brad Pittin, aktori e luti të mos e rrihte
Lexo po ashtu Rrëfimi i Mike Tyson kur e zuri gruan në krevat me Brad Pittin, aktori e luti të mos e rrihte

“Pas bisedës njëorëshe, unë isha në lot kur u largova drejt shtëpisë atë natë. Shkova dhe qëndrova në një hotel, sepse isha shumë i dëshpëruar. Kisha qëndruar për tetë javë larg shtëpisë në Vegas duke e stërvitur për meçin dhe qëndrova në një hotel dhe me aeroplanin e parë u ktheva te familja ime, sepse e kisha prioritet”, ka rrëfyer Fenech.

Mirëpo, gjërat kishin ndryshuar dhe Tyson ishte shfaqur në ring me një trajner tjetër, Freddie Roach. Legjenda e boksit e nokautoi Etiennen për 49 sekonda duke e lënë ish-trajnerin me emocione të përziera.

“Një javë më pas, ai u ndesh dhe e nokautoi Cliffordin në një raund dhe isha i hidhëruar. Isha i gëzuar që Mike fitoi, por isha i hidhëruar sepse e kisha stërvitur për tetë javë dhe nuk isha pjesë e saj fitoreje”, ka vazhduar Fenech.

Ajo ishte fitorja e 50-të dhe e fundit në karrierën mbresëlënëse të Tyson, pasi sy të fundit i kishte humbur, ndaj Danny Williams dhe Kevin McBride.

Ndryshe, 53-vjeçari Mike Tysin konsiderohet si një prej boksierëve më të mëdhenj në histori. /Telegrafi/

Momenti i fitores së Mike Tyson ndaj Clifford Etienne, shkurt 2003 (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori