LAJMI I FUNDIT:

Historia inspiruese e çiftit që humbën 160 kilogramë duke ushtruar së bashku (Foto)

Historia inspiruese e çiftit që humbën 160 kilogramë duke ushtruar së bashku (Foto)

Në këtë kohë të këtij viti, shumë njerëz veçse i kanë harruar të gjitha qëllimet dhe synimet që ia kanë vendosur vetes gjatë natës së Vitit të Ri, por jo edhe ky çift. Në fakt, ata i kanë qëndruar besnik një qëllimi për 18 muaj dhe kanë shënuar progres të mahnitshëm.

Me 1 janar të vitit 2016, Lexi dhe Danny Reed kishin vendosur të fillonin të humbnin peshë së bashku, dhe kësisoj kishin filluar të stërviten, kishin pasur kujdes me ushqimin dhe, më e rëndësishmja, e kishin mbështetur njëri-tjetrin në çdo hap të këtij rrugëtimi, transmeton Telegrafi.

Gazetari e provoi dietën “Baywatch” të Zac Efronit për dy muaj, shikoni rezultatet (Foto)
Lexo po ashtu Gazetari e provoi dietën “Baywatch” të Zac Efronit për dy muaj, shikoni rezultatet (Foto)

Qysh nga atëherë, çifti ka humbur 160 kilogramë së bashku dhe ende nuk duan të ndalen!

Plani i tyre ishte tejet i drejtpërdrejt – kishin filluar t’i numëronin kaloritë që i konsumonin, kishin vendosur qëllime të reja çdo herë dhe kishin ushtruar pesë herë në javë. Nuk kishin pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike, për një nutricionist, për trajner personal apo hapa të ndryshëm.

Ata thjesht ishin të gatshëm për ndryshimin dhe për të jetuar një jetë më të shëndetshme.

Lexi gjithashtu e ka dokumentuar progresin e saj shëndetësor dhe të fitnesit edhe në rrjetet sociale. Kur ajo kishte filluar rrugëtimin e saj, ajo kishte peshuar 220 kilogramë, dhe e kishte pasur vetëm një qëllim: të ushtronte për të paktën 30 minuta, pesë herë në javë. Tani ajo është mësuar si t’i numërojë kaloritë, si të gatuajë ushqime të shëndetshme dhe si të kujdeset për trupin e saj.

#throwbackthursday to 485lbs ago in the same gym. Throwback to the girl who walked into the gym with her head held high. Throwback to the girl who pushed herself to do 30 minutes of cardio on the elliptical five times a week and to be the hardest worker in the room. Throwback to the girl who decided she was fedup, started changing her lifestyle & learning to cook/count calories and fought obesity. Throwback to the girl who had to mentally think about so many daily activities due to her weight it was exhausting. Throwback to the girl who decided to fight for her life, if only she knew how much could change in less than a year 1/2. Love who ive been, and love even more who I'm becoming. We all start somewhere, start today! #goals #motivation #fit #fitfam #obesetobeast #weightloss #weightlossjourney #motivation #fattofit #swolemate #fitcouple #dietbet #diet #selflove #plussize #effyourbeautystandards #fitspo #countingcalories #motivation #fitness #gym #anytimefitness #fitspo #losingweight #weightlosstransformation #transform #gymlife #fitnessmotivation #diet #thickfit #gym #transformationtuesday #dietbet #fatgirlfedupsdietbet #extremeweightloss #anytimefitness

A post shared by Lexiiii ❤ (@fatgirlfedup) on Jun 8, 2017 at 1:44pm PDT

Që të dy, Danny dhe Lexi, vazhdojnë ta shpërndajnë me tjerët stilin e tyre të ri të jetesës në rrjete sociale dhe shpresojnë se mund t’i motivojnë edhe tjerët që të jetojnë më shëndetshëm. /Telegrafi/