LAJMI I FUNDIT:

Historia frymëzuese e Minxhozit, si përfundoi ambasador i Shqipërisë në Danimarkë nga një vizitë e rastësishme

Historia frymëzuese e Minxhozit, si përfundoi ambasador i Shqipërisë në Danimarkë nga një vizitë e rastësishme

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka ardhur më një rrëfim për anën e tij të panjohur për publikun në Kosovë.

Familja e Minxhozit e ka origjinën nga Mati, kurse nga viti 1970 janë vendosur në Tiranë përfundimisht.


Ai ka mbaruar fakultetin e Gjuhës Shqipe dhe më pas edhe atë të Gjuhës Angleze, përcjell Telegrafi.

Diplomati tregon se në kohën para demokracisë në Shqipëri është marrë më programe për rininë e më pas ishte emëruar ambasador në Danimarkë.

Ai thotë se para se të emërohej ambasador në Danimarkë kishte vizituar këtë vend plotë 139 herë.

E gjithë lidhja e tij me Danimarkën kishte filluar pothuajse rastësisht.

Thotë se pas një vizite që kishin pasur disa familje nga Danimarka në Shqipëri, ato kishin kërkuar t’u kthente vizitën në shenjë respekti.

“Ne shkuam plotë 35 vetë në autobusë. Meqë ishte kohë kur po demokratizohej Evropa, zyrtarë nga Ministria e Jashtme e Danimarkës, ministri kjo që kishte një fond për demokratizim, më propozuan mua që të merrem me organizime të ndryshme të grupeve nga Shqipëria”.

Minxhozi thotë se nga tre-katër grupe të fushave të ndryshme dërgoheshin në Danimarkë, derisa filluan njohjet me mediat, sportin, kulturën.

“Që nga ajo kohë unë isha personi kontaktues i Danimarkës madje edhe kur zhvilloheshin ndeshje sportive mes Kombëtares sonë dhe Danimarkës”.

Ai thotë se një ditë të bukur në vitin 2002, Shqipëria vendosi të hapë ambasadën në Danimarkë dhe ai në mënyrë të pazakontë u emëruara ambasador.

“Unë nuk vija as nga politika apo ndonjë lidhje siç ndodhnin rëndom, por thjesht nga njohja që kisha me Danimarkën”.

Minxhozi thotë se ka mbaruar edhe një universitet në Danimarkë dhe ishte lidhur shumë emocionalisht me këtë vend deri në vitin 2005 kur ish-kryeministri Fatos Nano i bën ftesë për t’u thyer në Shqipëri e për t’u futur në politikë.

“Të gjithë mendonin se e kisha shumë të vështirë të fitoja për shkak të sistemit zgjedhor, por unë fitova dhe isha deputetë për tetë vite në Kuvendin e Shqipërisë”, tha  Minxhozi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori