LAJMI I FUNDIT:

Historia e vëllezërve gjakovarë që luftuan njëri për ISIS-in e tjetri për Al-Qaeda-n

Historia e vëllezërve gjakovarë që luftuan njëri për ISIS-in e tjetri për Al-Qaeda-n

Iu bashkua “Al-Nusra-s” në vitin 2012, por autoriteteve kosovare iu deshën gati 4 vite që ta gjenin e ta arrestonin, por edhe kur e kapën e lëshuan në të njëjtën ditë- në procedurë të rregullt. Jeton i lirë, vetëm nën hetime megjithëse nuk ndjenë pendesë për atë që ka bërë.

Me mirësjellje e hap derën e oborrit të shtëpisë së tij që gjendet në hyrje të fshatit Palabardh e fund të fshatit Novosellë, fshatra me shumicë të besimit katolik. Me po këtë mirësjellje Arbër Delija refuzon që të intervistohet nga Express, duke u arsyetuar se është agjerueshëm.


Ai nuk ka pranuar që të intervistohet nga gazeta në lidhje me arrestimin që iu bë më 11 maj të këtij viti nën dyshimin për pjesëmarrje në grupet terroriste në konfliktin sektar në Siri dhe Irak që ka prekur edhe shtet tjera islame përreth.

“Policia ka arrestuar në Gjakovë një të dyshuar i cili ka qenë i përfshirë në konfliktin në Siri. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij ku janë konfiskuar si prova materiale disa libra, një thikë, tri USB, CD, dy audio rekorderë, një telefon si dhe pasaporta e lëshuar nga MPB-ja në emër të të dyshuarit të arrestuar”, thuhej në lidhje me Deliajnë në një njoftim policor të asaj date dhe bëhej me dije që me një urdhër të një prokurori special kosovar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt të njëjtën ditë.

Por, cila është historia e këtij të riu gjakovar që përfundoi në territorin e kontrolluar nga grupet terroriste në Siri?

Burime brenda Policisë bëjnë me dije së Arbër Delija në fakt ishte rekrutuar nga vëllai i tij, Përparimi që besohet që edhe tash gjendet në llogoret e luftës në Siri dhe po lufton në favor të Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS) që e ka shpallur tash e dy vite veten si “Khalifati Islam”.

Këto burime bëjnë me dije se derisa Përparimi është pjesë e ISIS-it dhe jo i vetëm, por edhe me gruan dhe djalin e tyre, Arbëri kishte qenë pjesë e degës së Al-Qaeda-s në Siri, “Al-Nusra”.

“Arbëri nga vëzhgimet tona del që nuk ka pasur ndonjë prirje radikale, pos që ka filluar të praktikojë fenë, por ishte vëllai i tij Përparimi që e ka helmuar me këtë ideologji”, thonë burime të Express.

Dhe prekja nga ideologjia e islamit radikal që po i çon në xhihad mijëra te rijnë myslimanë nga mbarë bota duket se ka ndikuar fortë në Arbërin.

Burimet brenda Policisë bëjnë me dije se i njëjti në intervistën e tij para hetuesve të anti-terrorizmit, intervistë e mbajtur në lokalet e Policisë në Gjakovë ky i dyshuar për pjesëmarrje në grupe terroriste, Arbër Delija e pranon fajësinë për këtë krim, por mohon të ketë luftuar gjatë e as që ka marrë pjesë në vijën e parë të frontit- pjesëmarrje aktive në konflikt të armatosur.

“Besojmë që ai ishte pjesë e ‘Al-Nusra-s’” për më shumë se 6 muaj nga ku dy javë ka qenë edhe aktiv në luftë, por siç e ka thënë edhe vetë, jo në vijën e parë të frontit” thonë burime të Express derisa bëjnë me dije se Arbër Delija nuk ka shprehur pendesë për këtë gjë.

“Ai ende beson në ideologjinë që i përket këtyre grupeve terroriste dhe mund ti bashkëngjitej grupeve terroriste me t’iu dhënë rasti. Ai deri vonë ka pranuar edhe mesazhe ftuese për tu ri-bashkuar me grupet terroriste nga vëllai i tij, Përparimi”, thonë burimet.

Arbër Delija dyshohet se ishte pjesë e “Al-Nusra-s” në vitin 2012 ku shpenzoi rreth gjysmë viti në territorin sirian i shoqëruar nga terroristë të “Al-Qaeda-s”, por arrestimi i tij ndodhi vetëm në vitin 2016, ani pse ai kishte muaj që ishte në Kosovë.

As mbi dy muaj pas arrestimit me një urdhër nga Prokuroria Speciale ky institucion nuk ka një përgjigje se pse ai u lirua po në të njëjtën ditë që u arrestua, dhe mbi të gjitha: pse u desh që të pritej muaj të tërë që të arrestohej pas kthimit të Arbër Dlijajt nga konflikti në Siri.

“Ju informoj se kundër të pandehurit Arber Delija janë duke u zhvilluar hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për veprën penale: Organizimi apo pjesëmarrja në grupe terroriste, nga neni 143 par. 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë, por jo përgjigje në pyetjet konkret të gazetës.

Arbër Delija vazhdon të jetojë në fshatin e tij, në Palabardh të Gjakovës i lirë, derisa në vizitën që i bëri Express ai po merrej me punët e bujqësisë në shtëpinë e tij të rrethuar me një mur të lartë.

Ai po pret vendimin e autoriteteve, për të cilin në Prokurorinë Speciale nuk e paragjykojnë se cili do të jetë: akuzë apo lirim nga ndjekja penale.

“Pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer vepër penale apo jo dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë për Express.

Vëllezërit Arbër e Përparim Delija janë vetëm dy nga qindra kosovarët që iu bashkuan xhihadit në Siri e Irka. Në strategjinë e Qeverisë së Kosovës kundër ekstremizmit të dhunshëm të shtatorit të viti të 2015 përmendet shifra e mbi 300 kosovarëve të cilët që nga fillimi i konfliktit e deri tash i janë bashkuar grupeve terroriste në këtë konflikt që nisi me protesta për më shumë të drejta dhe kundër regjimit të Presidentit Bashar Al-Asad në Siri.

Qeveria së fundi pretendon që ka muaj që asnjë kosovar nuk iu është bashkuar grupeve terroriste atje.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori