Në vitin 2010, Zvicra i shpalli si të papërdorshëm bunkerët e saj të mbetur ushtarakë, dhe kështu vendosi t’i shesë për përdorime, për qëllime të ndryshme.
Por, kreu i ushtrisë Thomas Sussli, tha se bunkerët do të luajnë rol kyç në mbrojtjen e vendit, transmeton Telegrafi.
Ai i tha gazetës Tages Anzeiger se do të jenë kyç në mbrojtje përballë agresionit të mundshëm ushtarak rus dhe kërcënimeve të tjera gjeopolitike.
Kështu, Sussli ringjalli interesin e ushtrisë për rrjetin e bunkerëve nëntokësorë.
Sipas tij, shitja e bunkerëve është ndërprerë dhe pranoi se sistemet komanduese dhe luftarake janë duke u rishqyrtuar.
Por kjo deklaratë bie ndesh me mendimin e ish-ministrit zviceran të Mbrojtjes, Ueli Maurer të 13 viteve më parë.
“Natyra e kërcënimeve ushtarake ka ndryshuar. Bunkerët janë të pozicionuar keq dhe armët nëpër to do të zgjasin vetëm 10 ose 20 vjet. Nuk ia vlen të ruhet diçka që nuk do të përdoret në të ardhmen”, pati thënë Maurer në vitin 2010.
Atje, mirëmbajtja e magazinimit të municioneve në bunkerë nëntokësor ka prekur popullsinë civile.
Një shembull i kësaj është fshati Mitholz në alpet Bernese, që u shkatërrua nga një shpërthim katastrofik i municioneve në vitin 1947.
Ky fshat u evakuua kohët e fundit për të asgjësuar eksplozivët e mbetur.
Megjithatë, natyra e kërcënimeve ushtarake ndryshoi me aneksimin nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, dhe më pas me fillimin e agresionit rus kundër Ukrainës vitin e kaluar.
“Kërcënimi është pasojë e potencialit ushtarak dhe synimit për ta përdoruar atë. Fokusohemi te potenciali dhe synimet mund të ndryshojnë shpejtë”, shtoi Sussli.
Ndryshe, parlamenti zviceran vitin e kaluar premtoi rritjen e shpenzimeve ushtarake për një për qind të GDP-së, pra deri në 7.3 miliardë dollarë.
Megjithatë shpenzimet e planifikuara do të duhej të ishin paksa më të vogla.
E Sussli është i vendosur se bunkerët e mbetur të përdoren – në njërin prej të cilëve bunkerë janë 96 tanke ‘të konservuara’ Leopard.
Siç raporton portali swissinfo, madhësia e saktë e rrjetit zviceran të bunkerëve ushtarakë dhe lokacionet e tyre ruhet me fanatizëm dhe është sekret.
Dhe besohet se në shtetin e Zvicrës ekzistojnë 8 mijë bunkerë.
Bunkeri i parë mbrojtës është ndërtuar më 1886, jo larg pas hapjes së hekurudhës Gotthard në jug të vendit.
Atëbotë, rritja e rrezikut nga lufta në vitin 1937 bëri që gjenerali Henry Guisan të ngarkohej me detyrën që në Alpe të ndërtohen fortifikimet e të ashtuquajturës redubtin kombëtar zviceran.
Qëllimi ishte mbrojtja e kalimeve alpine nga pushtimi.
Ndërkohë, këta bunkerë janë mirëmbajtur gjatë Luftës së Ftohtë për të ofruar strehim nga sulmet raketore nga Bashkimi Sovjetik.
Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shkurtimet në shpenzimet ushtarake kah mesi i viteve të 90-ta, e detyruan ushtrinë që blerësve privatë t’ua shesë bunkerët.
Përveç kësaj, ndërtimet civile u bënë me 370 mijë bodrume të përforcuara si strehimore, në rast të shpërthimit të luftës bërthamore.
Por blerësit i shndërruan hapësirat në depo për ruajtjen e djathit, muze, hotele, galeri dhe “miningun” e kriptovalutave.
Së voni, thuhet se disa bunkerë thellë në Alpe, në lokacione të fshehta, përdoren për “mininingun” e kriptovalutave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksion i madh i EUROPOL-it në të gjithë Evropën, mbi 500 të arrestuar - pjesë e operacionit edhe Kosova

Ajo po konsiderohet si ‘hero’: Momenti kur gruaja izraelite ‘ia nguli sytë’ militantit të maskuar dhe me automatik të Hamasit, teksa po lirohej pas 53 ditësh e mbajtur peng

Netanyahu urdhëron të shkatërrohen shtëpitë e palestinezëve që vranë sot tre izraelitë

Sulmuesit dolën nga një veturë dhe filluan të qëllojnë – detaje dhe pamje të sulmit në Jerusalem nga i cili mbetën tre të vdekur

Mesazhi nga Blinken për Izraelin është i qartë – gazetari i BBC sjell "detajet" e tij

Hungaria heq dorë, BE-ja ka rënë dakord për paketën e mbështetjes financiare për Ukrainën

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Tjetër rast tragjik, vritet me thikë një burrë në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp