Poezi nga: Musa Ramadani

S’pari unë s’isha veçse një pikë
Më pas u mërzita e u bëra presje
Aventura filloi brenda gjysmëharku
Kaluan shekuj, era e mileniume, epoka
Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri
Harku ecte udhës së rrethit e u mbyll
Gjysmë shekulli isha një zero e madhe
Në fillim të këtij mileniumi të tretë
Droj në mos do kthehem sërish në një pikë