LAJMI I FUNDIT:

Historia e nxënëses nga Londra që iu bashkua ISIS-it: Dua të kthehem në shtëpi (Foto)

Historia e nxënëses nga Londra që iu bashkua ISIS-it: Dua të kthehem në shtëpi (Foto)

Njëra nga tri nxënëset që la Londrën Perëndimore në vitin 2015 për t’iu bashkuar grupit të Shtetit Islamik, thotë se nuk është penduar , por se dëshiron që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë për the Times, Shamina Begun 189 vjeçe, tha  se ka parë koka të prera, po tha se një gjë e tillë nuk ‘ e ndezi’ atë.


Duke folur nga një kamp refugjatësh në Siri, ajo trha se është në muajin e nëntë të shtatzënisë, dhe se do të donte që te kthehej në shtëpi për fëmijën e saj.

Ajo tha se kishte pasur edhe dy fëmijë të tjerë por të cilët i kishin vdekur.

Ajo ka rrëfyer se dy nga shokët e saj të shkollës që kishin lënë Mbretërinë e Bashkuar bashkë me të, ishin vrarë gjatë një bombardimi.

Nxënëset e Bethnal Green Academy,  Begum, dhe Amisa Absase ishin 15 vjeçe,km ndërsa Kadiza Sultana ishte 16 vjeçe në kohën kur u larguan nga Mbretëria e bashkuar, në shkurt të vitit 2015.

Ato fluturuan nga Aeroporti  Gatewick në Turqi pasi u kishin thënë prindërve se po dilnin për shëtitje njëditore. Më vonë ato kaluan kufirin për në Siri.

Pas mbërritjes në Raqqa, Begum qëndroi në një shtëpi me nuset e tjera të ardhshme, që ishin në pritje për t’u martuar me luftëtarë të ISIS-it.

‘M’u kërkua që të martohesha me një luftëtar anglez në mes të moshës 20-25 vjeç”, tha ajo.

Dhjetë ditë më vonë ajo u martua me një 27 vjeçar holandez, i cili ishte konvertuar në Islam.

Ajo ka qenë me të qysh atëherë dhe çifti u arratis nga Baghuz – territori i fundit i grupit në Sirinë lindor,  dy javë më parë.

Burri i saj iu dorëzua një grupi luftëtarësh sirianë, ndërsa  ajo tani është një nga 39,000 refugjatët në një kamp  në Sirinë veriore.

E pyetur nga gazetari i Times-it, nëse përvojat e saj të jetesës në bastionin e ISIS-it në Raqqa kishin përmbushur aspiratat e saj, Begum tha: “Po, kjo ishte, ishte një jetë normale. Siç  është shfaqur nëpër videot e propagandës – kjo është një jetë normale”.

Ajo ka treguar se si e kishte parë për herë të parë një kokë të prerë të servuar e cila ishte e një luftëtari që ishte ‘armik i islamit’.

“Kjo nuk më ndezi aspak, vetëm mendova se çfarë do të mund t’i bënte ai një gruaje myslimane”, tha ajo.

Ndërsa thotë se nuk është penduar që ka përfunduar në një kamp refugjatësh, thotë se ka menduar se do të vdisnin të gjithë bashkë, por se nuk ka shpresë që ‘kalifati’ i ISIS-it mund të korrë fitore.

Ajo shtoi se humbja e dy fëmijëve i ka ardhur si një tronditje. Fëmija i saj i parë vajzë, vdiq në moshën një vjeç e nëntë muaj dhe u varros në Baghuz një muaj më parë.

Ndërsa fëmija i saj i dytë, vdiq tre muaj më parë në moshën tetë muajsh,  nga një sëmundje që u shoqërua nga kequshqyerja, raporton Times.

Ajo ka shtuar se tashmë është e gatshme të mbrojë fëmijën e saj ende të palindur dhe se kjo është arsyeja pse e ka lënë Baghuzin.

“Isha e dobët”, tha ajo. “Unë nuk mund të duroja vuajtjet dhe vështirësitë e të qëndroja në fushën e betejës”.

Thotë se ka frikë se fëmija ende i palindur mund të sëmuret në kampin e refugjatëve.

“Kjo është arsyeja pse unë me të vërtetë dëshiroj të kthehem në Britani, sepse e di se nuk do të mungojë përkujdesja së paku shëndetësore”, tha ajo.

“Do të bëja çdo gjë që më kërkohet vetëm që të mund  kthehem në shtëpi dhe të jetoj në heshtje me fëmijën tim”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori