Një krevat i thjeshtë, me një batanije prej leshi, çarçafë të bardhë, me vetëm një komodinë, mbi të cilën është vënë një abazhur, një mbajtëse palltosh, por edhe një tualet.
Kjo është një ndër dhomat e muzeut të ri “Bunkart”, kushtuar viktimave të regjimit komunist: është dhoma ku do rrinte ministri i Brendshëm në rast sulmi atomik. Në paradhomën e saj, ku duhej të ishte salla e mbledhjeve qëndron një nga kompjuterët e parë të përdorur nga Ministria e Brendshme, i prodhuar më 1977. Libra, komedia, makina shkrimi, rafte qëndrojnë në kthinën para paradhomës. Në korridore e dhoma, me foto, video, muzikë, imazhe, dokumente, riprodhime dosjesh, drita a errësirë, gjendja që krijohet është riprodhim i terrorit. Nga hekurat ‘e burgut’ mund të shquash një ‘të burgosur’ lidhur këmbësh e duarsh me zinxhirë, i shtrirë në pragvdekje.
Policë a ushtarakë të armatosur, anipse prej kartoni dalin nga fotografitë deri në paraderë; mandej qentë e frikshëm të kufirit dëgjohen të lehin, ndërsa lista shqiptarësh të burgosur enden në ajër, nga tavani drejt dyshemesë si shpirtra të mbetur pezull. Mundesh, në një dhomë të shohësh se si, të vdekurit identifikoheshin përmes kafkave: janë tri foto, dy të kafkës, e një e njeriut që u shua. Tabela të mëdha rikujtojnë në shqip e anglisht urdhrat e Meh-met Shehut për pushkatim, porositë për vëmendje të Enver Hoxhës, rijepen mirkrofilmat a mjetet e përgjimit, krahas viktimave të tyre.
“Trupi i liruar nga vdekja”, shënohet në mur, krah një xhakete të lënë nga ai që vdiq, ndërsa në dysheme, rrethuar me ‘shkumësin e skenës së krimit’ qëndrojnë pantallonat e njërit prej tyre. Pas një deriçke të mbyllur, dëgjohet zëri i Kiço Ngjelës, në një incizim origjinal. Prangat janë vënë ngushtë në mëngë xhaketash, ndërsa renditen mënjanë, të tëra llojet e torturave dhe të tëra mënyrat që Sigurimi i Shtetit përdorte për të shuar jetë.
Më poshtë, është një rast i pacekur i njërës prej tyre, një vajzë e re, të cilës i është lënë një anë muri në muze.
Si vdiq pa faj nën tortura një prej viktimave të Sigurimit
Detajet e dhunës ndaj Hatije Tafajt në raportin e një efektivi të Sigurimit “I nënshkruari N/Toger Anastas Dushku, anëtar Partie prej datës 28-VIII-44, efektiv i Seks. Sigurimit Ministris Mbr. Kombëtare, parashtroj atij Komiteti Central, sa më poshtë: …nga muaj prill-maj 1945, në ish-Batalionin e IV të Brigadës i M.P. (ish-kuestura e vjetër, në rrugën e Barikatave), silleshin të burgosun prej Drejt. Sigurimit dhe mbaheshin në birucat të cilat i kishte krijuar që me kohë fashizmi.
Atëherë kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte anëtare Partie. Vinin nga Drejt. e Sigurimit çdo natë oficerë dhe e merrnin në pyetje duke e torturuar gjithë natën. Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë, sepse torturat vazhdonin gjithnjë, deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje dhe nga jashtë dhomës së pyetjeve digjonja që ajo të përsërisë dendur emnin e Partisë.
Kështu të çmendur e mbanin në një birucë të tmerrshme. Atëherë më ishte dhënë rasti t’a shoh, ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje t’a përshkruaj këtu në letër. Dhëmbët e para i kishte të thyera, pastaj ngaqë nuk ishte në ment, ndyeshe në vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Nuk mund t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirrte. Me këtë pamje ajo i përgjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare. Por oficerat e Sigurimit vazhdonin t’a merrnin në pyetje edhe në këtë gjendje, por me sa mësova ajo nuk kish treguar gjë me gjithë torturat barbare që i bënin, kështu që ata u siguruan që ajo ishte e pa-fajshme.
Por në gjendjen që ajo ishte nuk mundeshe që t’a lironin, prandaj e hoqnë nga biruca ku e kishin dhe e vunë në një dhomë të mirë me ajër dhe diell në katin e sipërm, e ushqenin tashi mirë, me qëllim që ajo të përmirësoheshe dhe pastaj t’a lironin. Por ajo vazhdonte të mos ishte në vehte. Dhe një ditë në atë gjendje anormaliteti që ishte u hodh nga dritarja e dhomës së saj 8-10 metra lart, theu këmbën dhe dorën, dhe në këtë gjendje u çua në spital….
Mbas disa javësh mësova që i kishin prerë në spital një dorë dhe një këmbë dhe së fundi vdiq e çmendur. Emnin e kësaj shoqeje, e kësaj antareje Partie që kaq tmerrsisht u torturua, nuk munda t’a mësoj, por për këtë dhe për hollësira të tjera reth këtij krimi të pyetyet kapiten i Irë Sh. Skënderi, tash efektiv pranë Komandës Divizjonit Mbrojtjes Popullit, i cili n’atë kohë ish-Zv. Komisar i Batalionit IV të Brigadës I M.P. dhe ka marrë pjesë në torturimin e saj”. /Gazeta Shqiptare/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare