LAJMI I FUNDIT:

Historia befasuese e ‘selfie-ve’ (Foto)

Historia befasuese e ‘selfie-ve’ (Foto)
Kapiteni Scott me ekipin e tij gjatë ekspeditës në Polin Jugor

Përderisa selfiet mund t’i ndërlidhim me obsesionin tonë modern të rrjeteve sociale, një selfie e Scott-it të Antarktikut pritet të shitet në një ankand gjatë javës së ardhshme, pra shumë kohë më parë para se të shihnim foto të tilla në faqet tona të Facebook-ut apo Instagram-it.

Fotoja e Scott-it të Antarktikut, të cilën e kishte bërë me ekipin tij kur kishin arritur në Polin Jugor, ishte bërë në vitin 1912 me ndihmën e një  shkrepësi automatik në kamerën e tyre, transmeton Telegrafi.


Tragjedia e kësaj historie është se kapiten Scott-i dhe ekipi i tij sapo kishin arritur kishin kuptuar se kanë dështuar të jenë të parët që arrijnë në pol, ndërsa disa muaj më vonë i kishin humbur jetët e tyre gjatë kthimit në shtëpi.

Kapiteni Scott me ekipin e tij gjatë ekspeditës në Polin Jugor

Ndërsa selfie e parë – e definuar në fjalor të gjuhës angleze si “foto të cilën dikush ia ka bërë vetes, kryesisht me celular të mençur apo kamerë dhe e ka ngarkuar në rrjete sociale” – ishte shkrepur pothuajse dy shekuj më parë, kur amerikani Robert Cornelius e kishte fotografuar veten në vitin 1839.

Në fakt, në këtë fotografi, ai edhe kishte pasur kohë t’i kryqëzonte duart dhe të pozonte si James Dean i shekullit 19’të.

Pastaj ishte zbuluar selfie para pasqyrës, e preferuara e blogerëve të modës dhe adhuruesve të palestrës, e cila kishte ardhur në ekzistencë me prezantimin e Kodak-ut në vitin 1900.

Një nga selfiet më të famshme para pasqyrës del të jetë nga një vajzë e re, e supozuar të jetë Dukesha e Madhe Anastasia, në vitin 1914.

Kompania ‘Byron’, grup i fotografëve nga New York, e kishin filluar dosjen e selfieve në vitin 1909, ku grupi kishte shkrepur një fotografi të ngjashme me atë që e kishte shkrepur Ellen Degeneres në çmimet Oscar të vitit 2014, e që ishte shndërruar në postin më të popullarizuar të të gjitha kohërave në ‘Twitter’.

Fotot e kompanisë ‘Byron’ ishin shkrepur në çatitë e ndërtesave të Manhattan-it dhe tani janë digjitalizuar nga Muzeu i Qytetit të Nju Jork-ut.

Ndër të parët që kishin bërë selfie kanë qenë edhe ish- Sekretari i Shtetit të Amerikës Colin Powell; njeriu i dytë që kishte shkelur në hënë Buzz Aldrin, etj.

Ndërsa fillimi i shekullit 21 shënon popullarizimin e hovshëm të selfieve, kur kompania Sony Ericsson për herë të parë kishte inkuadruar në celularin e tyre Z1010 kamerën në pjesën e përparme të ekranit.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Udhëpërshkrime
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Lifestyle
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Lifestyle
Do t’ju vlerësojnë më shumë: Cilat pyetje duhet t’ia bëni punëdhënësit të ardhshëm?

Do t’ju vlerësojnë më shumë: Cilat pyetje duhet t’ia bëni punëdhënësit të ardhshëm?

Stil
Kalo në kategori