LAJMI I FUNDIT:

Histori suksesi e ”Line Group”, eksporton produkte në Evropë e SHBA

Histori suksesi e ”Line Group”, eksporton produkte në Evropë e SHBA

Emisioni “7 Ditë me Panxhën” edhe kësaj jave erdhi me tema mjaft interesante.

Si rëndom në fokus të emisionit janë edhe sukseset e bizneseve vendore.


Kosova prodhon shumë produkte.

Kompania nga Peja ”LINE GROUP”, është një storie suksesi që merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve e fasadave, dhe jo vetëm.

Pronari Kastriot Lluka, thotë se “LINE GROUP” është themeluar në vitin 1999.

“Pas luftës kemi bërë ndryshimin duke parë nevojën për dyer dhe dritare. Është shkatërruar gjithçka në luftë dhe pas lufte kemi filluar me prodhim të ri”, deklaron Lluka.

Fabrika numëron sot 80 punëtorë dhe është në zgjerim e sipër.

Kastrioti ka vazhduar biznesin familjar, por është specializuar në produkte specifike.

“Lënda e parë kualitative, cilësia e makinerisë dhe përkushtimi i punëtorëve dhe përvoja e tyre gjatë në këtë punë. Ka prej tyre që punojnë prej 22 viteve në këtë profesion”.

Afaristi thotë se nuk është e lehtë të bindësh konsumatorin për të blerë produktin tënd.

“Por është e rëndësishme të kesh qëndrueshmëri, stabilitet dhe seriozitet në punë. Eksperienca fitohet më vonë”, thotë Lluka i cili profesionin e kishte filluar qysh në moshën 20 vjeçare”.

Luka thotë se prodhimet e biznesit të tij kanë arritur mjaft shumë edhe në tregun Evropian.

“Ne prodhojmë gjithçka sipas specifikave. Nuk kemi prodhime serike që kanë qenë dikur”.

LINE GROUP tashmë kanë filluar eksportimin e produkteve edhe në SHBA.

Lluka thotë se tashmë për çdo javë në SHBA dërgohen eksporte./Telegrafi/