LAJMI I FUNDIT:

Hill: Deklaratat e ministrit Lavrov për “Ballkanin e Hapur” shprehin vullnet negativ

Hill: Deklaratat e ministrit Lavrov për “Ballkanin e Hapur” shprehin vullnet negativ

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ndoqi nga afër samitin dy ditor në Ohër, ku u diskutua për “Ballkanin e Hapur”.

Në një intervistë Abcnews.al, Hill tha se ai ndodhej në Ohër pikërisht për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky është një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se ‘Ballkani i Hapur’ është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Beograd.

I pyetur lidhur me deklaratat e bëra nga minsitri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “Ballkani i Hapur, është një nismë serbe dhe se ai e mbështet atë, Hill tha se kjo është një deklaratë sarkastike dhe dashakeqe.

Rusia mbështet "Ballkanin e Hapur", Lavrov e quan nismë të Beogradit zyrtar
Lexo po ashtu Rusia mbështet "Ballkanin e Hapur", Lavrov e quan nismë të Beogradit zyrtar

Sipas tij Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, ndaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ.

“Nuk mendoj se ai mbështet ‘Ballkanin e Hapur’, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i ‘Ballkanit të Hapur’, u shpreh ambasadori Hill.

​Rama e Vuçiq komentojnë deklarimet e ministrit të Jashtëm rus për “Ballkanin e Hapur”
Lexo po ashtu ​Rama e Vuçiq komentojnë deklarimet e ministrit të Jashtëm rus për “Ballkanin e Hapur”

Lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm rus se ky shtet është në përkrahje të “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse kjo do të ishte e vërtetë Sergei Lavrov do të ishte sot në samitin e Ohrit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ideja për “Ballkanin e Hapur” nuk ka qenë jashtë rajonit.

Videon me deklaratën e ambasadorit Hill mund ta ndiqni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori