Ylli i serialit, “Lizzie McGuire”, nuk parapëlqen të sillet keq me qëllim që njerëzit të mos e ndryshojnë mendimin për të.

“E di se njerëzit mendojnë se jam një vajzë e mirë dhe nuk dëshiroj ta prishë këtë mendim të tyre. Nuk kam ndonjë përshtypje të gabuar për perceptimin e tyre ndaj meje dhe nuk pretendoj të ndërroj diçka. Më mirë të mendojnë se jam e mirë sesa të mendojnë se jam si gjithë të tjerët”, ka shpjeguar Hilary.