LAJMI I FUNDIT:

Higuain vlerëson lartë Lautaron: Ka potencial të madh, fanella e Argjentinës është e rëndë

Higuain vlerëson lartë Lautaron: Ka potencial të madh, fanella e Argjentinës është e rëndë

Ish-sulmuesi i Napolit, Milanit dhe Juventusit, Gonzalo Higuain e ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, duke thënë se ka potencial të  madh dhe se shpreson që t’i jap Argjentinës gëzim të madh.

Higuain, i cili u transferua në Inter Miami FC në shtator, foli në lidhje me përgjegjësitë e fanellës Nr. 9 te Argjentina.


“Fanella peshon shumë, sepse pas teje është një vend”, ka thënë fillimisht Higuain për TyC Sports.

“Lumturia e veshjes së asaj fanelle varet nga ju”.

“Kam një ndërgjegje të pastër, i uroj Lautaros më të mirën.”

Lautaro ka shënuar 10 gola në 19 ndeshje për Argjentinën dhe deri tani i ka filluar të dy ndeshjet e para për kualifikimet në Kupën së Botës muajin e kaluar.

Higuain luajti 71 herë për Albicelestet, ndërsa shënoi 31 herë. Ai beson që Lautaro mund t’i arrijë numrat e tij.

“Unë shoh shumë potencial tek ai, ai është shumë i ri dhe luan startues te Interi, gjë që nuk është e lehtë në moshën e tij”. Të luash kualifikuese është shumë e komplikuar, ashtu si edhe Kupa e Botës, ku duhet të ndihesh mirë për një muaj”.

“Lautaro ka aftësi të mëdha, shpresoj se ai mund t’i japë gëzim të madh ekipit kombëtar. Është e vështirë të gjykosh një lojtar në moshën 24 vjeç, ai ka një karrierë të gjatë përpara”.

“Do të doja ta vlerësoja kur të mbaronte trajektorja e tij dhe pasi të shikoja nëse do të qëndrojë në një nivel kaq të lartë për shumë vite”, ka thënë Higuain.

Argjentina do të përballet me Paraguain në shtëpi në 13 nëntor dhe më pas të udhëtojë në Peru pesë ditë më vonë. /Telegrafi/