LAJMI I FUNDIT:

Hidhjani një sy kopshtit magjik urban: një hapësirë origjinale dhe krijuese që duket si në një përrallë

Hidhjani një sy kopshtit magjik urban: një hapësirë origjinale dhe krijuese që duket si në një përrallë

Meritën për këtë e ka studioja “CouCou Design” nga Londra, e cila i sjell pronarët edhe më afër natyrës dhe ofron një oazë të vogël të vërtetë plot gjelbërim

Kopshti prej 30 metrash katrorë është konceptuar si disa tërësi funksionale, të lidhura bukur, ndërsa kryesori është sigurisht një sferë e vogël në të cilën është vendosur një karrige për pushim, transmeton Telegrafi.


Një nga qëllimet ishte tërheqja e zogjve dhe insekteve, të cilat ndihmojnë në pllenimin e bimëve, por në të vërtetë na tregojnë për bukurinë e natyrës dhe sigurojnë një atmosferë medituese.

Projekti ka përfshirë edhe infrastrukturën tillë siç është ndriçimi dhe furnizimi me ujë për një hurdhë të vogël peshqish, por edhe thellësinë në të cilën duhet të mbillet secila prej varieteteve të zgjedhura për hapësirën e kopshtit.

Është konceptuar si një grup i rrathëve të prerë të pllakave të gurit. Rrathët, të cilat duken si trotuare të vogla pluskuese, shërbejnë si zona ecjeje, me një tavolinë dhe karrige të vendosura në njërin prej tyre.

Bashkë me këtë zonë për të pushuar, ka edhe një tjetër për të njëjtin qëllim dhe ndodhet brenda një sfere të thurur, e cila është një lloj instalimi arti i ngjashëm me folenë që i jep karakter plotësisht këtij kopshti urban.

Gjatë mbrëmjes, falë ndriçimit të integruar, kopshti bëhet si një skenë e vogël teatri ku zhvillohet shfaqja.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori