Qeveria britanike i ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum të dytë për mbetjen apo jo si pjesë e Bashkimit Evropian, ndonëse një peticion në internet deri më tash ka mbledhur mbi 4.1 milionë nënshkrime.
Ky peticion konsiderohet që ka mbledhur më së shumti nënshkrime prejse qeveria britanike kishte vendosur mbajtjen e referendumit BREXIT në vitin 2011.
Megjithatë, në përgjigjen zyrtare të ministrisë së jashtme britanike thuhet se në referendumin e mbajtur më 23 qershor kanë marrë pjesë 33 milionë njerëz dhe se vendimi i këtij referendumi duhet respektuar.
Peticioni ishte nisur nga përkrahësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE-ja nga frika se rezultati do të ishte në favor të mbetjes së vendit në bllokun e shteteve evropiane.
Më 23 qershor, 52 % e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar megjithatë për daljen e vendit nga BE-ja, ndërsa 48 % kanë votuar për mbetjen e Mbretërisë së Bashkuar në bllokun evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251