LAJMI I FUNDIT:

Hidhen poshtë katër propozimet për Brexit

Hidhen poshtë katër propozimet për Brexit

Deputetët britanikë nuk morën një vendim sonte, pasi nuk arritën të sigurojnë shumicën për asnjë nga katër propozimet për të dalë nga kriza në lidhje me Brexit, raporton AP.

Ata refuzuan të katër opsionet, duke përfshirë qëndrimin në një bashkim doganor me BE dhe një referendum të ri mbi anëtarësimin e Britanisë në BE.


Deputetët nga Partia Laburiste u thirrën përpara votimit për të mbështetur një plan për marrëdhëniet e Britanisë me BE-në, siç është ajo e Norvegjisë.

Sipas propozimit të tregut të përbashkët, Britania e Madhe do ta braktiste BE-në, por do të ruante lirinë e lëvizjes dhe do të kontribuonte në buxhetin e BE-së.

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbin kërkoi përmes një letre nga deputetët për të mbështetur këtë propozim, si dhe një propozim për një bashkim doganor, dhe partisë iu kërkua gjithashtu të mbështeste një propozim që bën thirrje për një referendum konfirmues për çdo marrëveshje që Parlamenti kishte miratuar.

Ndryshe, gjatë debatit, 11 aktivistë të ndryshimeve klimatike organizuan një protestë në galerinë publike duke hequr dhe zbuluar slogane të pikturuara në trupat e tyre. Policia erdhi në vendin e ngjarjes për t’i larguar ata nga platforma e vëzhgimit. /kp/Telegrafi/