LAJMI I FUNDIT:

HIB Petrol vazhdon të jetë tatimpaguesi më i madh në Kosovë, paguan mbi 100 milionë euro në 2018

HIB Petrol vazhdon të jetë tatimpaguesi më i madh në Kosovë, paguan mbi 100 milionë euro në 2018

Në dekadën e fundit, HIB Petrol ka kontribuar në zhvillimin ekonomik me më shumë se 627 milionë euro tatime të paguara ndaj shtetit.

Përgjatë vitit, HIB Petrol ka shënuar rritje rekorde në biznes dhe pagesë të tatimeve ndaj shtetit, ndërsa e ka ri-konfirmuar pozitën e saj udhëheqëse në tregun e Kosovës

Korporata HIB sot ka njoftuar se gjatë vitit 2018 ka shënuar rekorde të reja në biznes. Edhe këtë vit, HIB Petrol është shpallur tatimpaguesi më i madh në Republikën e Kosovës, me mbi 100 milionë euro të paguara për vitin 2018, ose 25 milionë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Ky ishte një tjetër vit i jashtëzakonshëm për HIB, sepse përveç projekteve të shumta investive, rritjes së punësimit dhe mundësive të reja që po krijojmë në industritë në të cilat ne operojmë, ne arritëm që në vitin 2018 arkës së shtetit t’ia shtojmë edhe mbi 100 milionë euro në tatime dhe taksa” ka thënë Ibrahim Bucaliu, themelues dhe pronar i Korporatës HIB.

Nga totali prej 100 milionë euro tatime dhe taksa të paguara, vetëm 5% mblidhen nga shitjet me tender tek institucionet shtetërore, pjesa tjetër i përket shitjeve tek konsumatorët jo-shtetëror.

“Ne po e mbyllim vitin me rezultatet më të mira në historinë e biznesit tonë. Por që në fillim të vitit të ardhshëm ne kemi plane të reja për investime, rritje të mëtejshme të biznesit, krijim të vendeve të reja të punës përmes zgjerimit në qytete tjera në të cilat nuk ishim prezent këtë vit” ka thënë Bucaliu.

Sipas statistikave zyrtare të Doganave të Kosovës, në 11 muajt e parë të vitit 2018, HIB Petrol ka kontribuar në buxhetin e Kosovës me rreth 10 për qind të totalit të hyrave nga Doganat e Kosovës, ndërsa shuma totale e kontributit të HIB Petrol me tatime të paguara për 10 vitet e fundit tejkalon shumën e 627 milionë eurove.

HIB Petrol aktualisht udhëheq tregun e derivateve me shumicë dhe pakicë në Kosovë. Ka mbi 1000 të punësuar në 15 pika të shitjes në zonat më të mëdha urbane nëpër Kosovë. Për më shumë informata rreth HIB Petrol, vizitoni http://hibpetrol.com. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori