LAJMI I FUNDIT:

​Hezbollahu kërcënon të shkatërrojë Izraelin me një shpërthim të ngjashëm me atë në Bejrut

​Hezbollahu kërcënon të shkatërrojë Izraelin me një shpërthim të ngjashëm me atë në Bejrut

Udhëheqësi i organizatës ekstremiste libaneze Hezbollah, Hassan Nasrallah, ka kërcënuar se do të shkatërrojë Izraelin me një shpërthim të madh në portin e Haifa, ku janë vendosur tanke të mëdha amoniaku.

Hezbollahu pro-iranian shiit ka raportuar gjithashtu se ka kërkuar të furnizojë nitrat amoniumin përmes Sirisë që nga viti 2009 dhe të depërtojë në Ministrinë e bujqësisë libaneze për ta arritur këtë, raportuan mediat izraelite, duke cituar përmbajtjen e telegrameve diplomatike.

Pamjet arkivore me kërcënime të tilla u shfaqën në rrjetet sociale pas shpërthimit të madh të djeshëm në portin e Bejrutit, në të cilin të paktën 113 njerëz u vranë dhe më shumë se 4000 u plagosën, ndërsa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Në shkurt të vitit 2016, Nasrallah tha që Haifa kishte në dispozicion 15,000 tonë amoniak dhe se dhjetëra-mijëra njerëz mund të vdisnin në rast të një shpërthimi.

“Me fjalë të tjera, Libani ka një bombë bërthamore. Kjo nuk është një ekzagjerim”, tha Nasrallah, duke iu referuar videos, duke shtuar se Hezbollah u përmbajt nga shkaktimi i një shpërthimi të tillë në luftën një-mujore kundër ushtrisë izraelite në vitin 2006.

Videoja u publikua pas shpërthimit të djeshëm, kur u bë e qartë se nitrati i amonit, që çoi në shpërthim, ishte ruajtur në portin e Bejrutit për vite me radhë.

Ministria e Mbrojtjes e Mjedisit të Izraelit njoftoi në vitin 2017 se nuk do të mbushë më rezervuarin e amoniakut në Haifa në brigjet e Mesdheut, pasi paraqet një kërcënim serioz për shëndetin publik, veçanërisht në dritën e kërcënimit terrorist. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori