LAJMI I FUNDIT:

“Hetuesit gjetën ‘çanta me para’ në shtëpinë e saj”: Detaje të tjera pasi Parlamenti Evropian goditet nga skandali i korrupsionit në Katar

“Hetuesit gjetën ‘çanta me para’ në shtëpinë e saj”: Detaje të tjera pasi Parlamenti Evropian goditet nga skandali i korrupsionit në Katar

Katër persona janë akuzuar në lidhje me një hetim kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian që ka shkaktuar tronditje në Bruksel.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe tre të tjerë u akuzuan dhe u burgosën të dielën në Belgjikë, mes një hetimi policor për korrupsion të dyshuar të lidhur me Katarin.

Gjashtë persona janë arrestuar që nga e premtja në Bruksel pasi hetuesit bënë bastisje të shumta bazuar në dyshimet për pagesa “të konsiderueshme” të parave nga shteti i Gjirit për të ndikuar tek eurodeputetët.

Kaili, një eurodeputete socialiste greke dhe një nga 14 nënkryetarët në organin legjislativ evropian, u akuzua për “korrupsion”.

Ajo është pezulluar nga partia e saj dhe është sanksionuar, duke u tërhequr nga detyra.

“Ky nuk është një incident i izoluar”, ka thënë Transparency International. “Për disa dekada, Parlamenti [Evropian] ka lejuar zhvillimin e një kulture të mosndëshkimit … dhe një mungesë totale të kontrollit të pavarur etik”.

Një zëdhënës i Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian, njoftoi të shtunën në mbrëmje: “Në dritën e hetimeve gjyqësore në vazhdim të kryera nga autoritetet belge, presidentja Metsola ka vendosur të pezullojë me efekt të menjëhershëm të gjitha kompetencat, obligimet dhe detyrat që i janë deleguar Eva Kailit në cilësinë e nënkryetares së Parlamentit Evropian”.

Më herët gjatë ditës, ajo tha se ligjvënësi i BE-së “qëndron me vendosmëri kundër korrupsionit” dhe se “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar rrjedhën e drejtësisë”.

Akuzat vijnë në një kohë të ndjeshme për Katarin, pasi ai pret Kupën e Botës. Shtetit të Gjirit tashmë i është dashur të luftojë kundër pretendimeve rreth abuzimeve të dyshuara të të drejtave të njeriut të punëtorëve migrantë dhe komunitetit LGBT+.

Ndërkohë siç raporton France24, eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, u akuzua për korrupsion dhe u mbajt në paraburgim të dielën pasi hetuesit belgë gjetën “çanta me para” në shtëpinë e saj.

Kaili, i cili ka folur publikisht në mbështetje të reformave të fundit të punës në Katar, ishte një nga katër të dyshuarit që u akuzuan dhe u ndaluan.

Arrestimet pasuan bastisjet në Bruksel për të cilat prokurorët thanë se gjetën 600,000 euro (630,000 dollarë) në para të gatshme. Policia ka sekuestruar edhe kompjuterë dhe celularë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori