Kohëve të fundit kemi qenë dëshmitar të sulmeve të ndryshme ndaj institucioneve publike, mediave e madje edhe ndaj personave zyrtarë.
Sulmi në Kuvendin e Kosovës, pastaj sulmi ndaj objektit të RTK-së dhe shtëpisë së drejtorit të këtij mediumi, Mentor Shala dhe sulmi në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion, Murat Mehës, kanë qenë sulmet të cilat kanë bërë që të shtohen masat e sigurisë.
Deri më tani policia ka arrestuar gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq lidhur me sulmet e tjera prokuroria është në vazhdimësi të hetimeve. Të paktën kështu i është thënë Telegrafit në një përgjigje të prokurorisë të pyetur se deri ku ka shkuar procesi i hetimeve për sulmin ndaj objektit të RTK-së dhe shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala dhe ndaj shtëpisë së Murat Mehës.
“Ju informoj se për rastet për të cilat keni pyetur janë duke u zhvilluar hetimet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer vepër penale apo jo dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Më tej prokuroria ka shtuar se për shkak se rastet janë në hetime këto janë të gjitha informatat që mund të bëhen publike.
Përgjegjësin për këto sulme e kishte marrë grupi “Rugovasit”, grup ky i cili nga policia është thënë se është i përbërë nga gjashtë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët po vazhdojnë të mbahen në arrest, mirëpo të njëjtit sipas policisë është thënë se dyshohen vetëm për sulmin ndaj Kuvendit por jo edhe për sulmet e tjera në fjalë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel