Kuçi bëri të ditur në Kuvendin e Kosovës se do të ketë hetim për këtë rast, pasi sipas tij ligji sundohet me ligj dhe nuk ka të drejtë askush të keqpërdorë atë.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur keqardhje për këtë ngjarje, që sipas tyre një gjë e tillë nuk është parë të paktën që 13 vite.


E plotësuar- Ndryshe, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe një qytetar janë lënduar mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit në mes të ekipit “Sigal Prishtina” dhe ekipit serb nga Mitrovica, “Bambi”.

Zyrtarisht, Policia e Kosovës ka thënë se ka qenë e planifikuar ardhja e njësisë speciale nga Mitrovica, që përbëhet kryesisht nga policë serbë. Por, në xhirime shihet një zyrtar i lartë policor të kritikonte hapur të tjerët, duke thënë se nuk kishin urdhër për intervenim, shkruan Koha.

Edhe zyrtarë të Federatës kanë thënë se nuk është dashur të vinte Njësia speciale e Mitrovicës.

Tifozët e Prishtinës Plisat kanë festuar fitoren në mënyrën që nuk u ka pëlqyer këtyre policëve të Njësisë speciale të rajonit të Mitrovicës, që përbëhet kryesisht nga serbët, raporton KTV-ja. Ata ia kanë mësyrë dhunshëm tifozëve, duke mos kursyer askënd. /Telegrafi/