LAJMI I FUNDIT:

Hetem Ramadani i anulon të gjitha takimet shkaku i ngarkesës, është duke punuar për zgjidhjen adekuate

Hetem Ramadani i anulon të gjitha takimet shkaku i ngarkesës, është duke punuar për zgjidhjen adekuate

Hetem Ramadani ka pak muaj prej se është bërë sensacion në shqiptari, pasi që ka arritur të shërojë pacientë të sëmurë me diabet, kancer, sëmundje të zemrës, etj. vetëm përmes ushqimit të shëndetshëm.

Duke marrë parasysh se kishte pasur raste që publikisht e kishin pranuar dhe dëshmuar se janë shëruar përmes recepturës së Hetem Ramadanit, ky i fundit kishte vendosur që të hapte një qendër konsultimi në Tiranë, ku të gjithë mund të thërrisnin për të caktuar termin dhe për t’u konsultuar falas, shkruan Telegrafi.


Rrëfimi prekës i 46-vjeçarit: Ngrihet në këmbë të veta pas 21 vjetëve falë recepturës së Hetem Ramadanit dhe ushtrimeve intensive
Lexo po ashtu Rrëfimi prekës i 46-vjeçarit: Ngrihet në këmbë të veta pas 21 vjetëve falë recepturës së Hetem Ramadanit dhe ushtrimeve intensive

Por, për shkak të suksesit që kishin pasur rastet e tij, numri i kërkesave për të caktuar termine ishte rritur me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë, ku kishte filluar të pranonte qindra thirrje brenda dite.

Përveç kësaj, Hetem Ramadani gjatë tërë ditës e natës pranon thirrje nga pacientët të cilëve ua ka dhënë recepturën e tij për t’u konsultuar me ta.

Nuk ju nevojiten ilaçet: Historitë e katër të sëmurëve me diabet, të cilëve Hetem Ramadani ua ktheu shpresën për jetë (Video)
Lexo po ashtu Nuk ju nevojiten ilaçet: Historitë e katër të sëmurëve me diabet, të cilëve Hetem Ramadani ua ktheu shpresën për jetë (Video)

Kjo padyshim se është duke ia pamundësuar atij konsultimin me pacientë të rinj, prandaj edhe ka vendosur që t’i anulojë të gjitha terminet e caktuara pas datës 9 korrik.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka paralajmëruar se ky vendim është i përkohshëm sepse është duke menduar për një zgjidhje se si t’i menaxhojë dhe trajtojë të gjitha rastet pa pasur nevojë të presin pacientët me muaj të tërë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori