LAJMI I FUNDIT:

Heshtje në Ministrinë e Arsimit për mos shpërndarjen e teksteve shkollore

Heshtje në Ministrinë e Arsimit për mos shpërndarjen e teksteve shkollore

Më pak se dy javë kanë mbetur nga fillimi i vitit të ri shkollor 2023/24, por ende nuk dihet se kur do të shpërndahen tekstet shkollore për nxënësit.

Ministria e Arsimit, Arbëri Nagavci, ditë më parë ka thënë se janë duke i shikuar mundësitë që të mos ketë vonesa në furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.


Mirëpo, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), thonë se është shqetësuese fakti se mund të ketë vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, fajin ia ka hedhur Ministrisë së Arsimit për mos shpërndarje me kohë të teksteve shkollore nëpër shkollat e vendit.

Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit shkollor, Jasharaj: MASHTI është vonë, ende nuk janë shpërndarë tekstet  
Lexo po ashtu Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit shkollor, Jasharaj: MASHTI është vonë, ende nuk janë shpërndarë tekstet  

Jasharaj u shpreh se nëse tekstet do të shpërndaheshin me kohë, çdo gjë do të ishte gati për të filluar vitin shkollor, por sipas tij, Ministria e Arsimit është vonuar në këtë drejtim.

Sipas tij, arsimi në shekullin XXI nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar.

Mes tjerash, Jasharaj ka thënë se qeveria duhet të jetë e lumtur që këtë vit, mësimi po fillon me kohë dhe nuk do të ketë grevë.

“Ajo që është e mirë dhe se është dashur të gëzohet edhe ministria, është se SBASHK-u kësaj radhe nuk po shkon me grevë. Por, duke i parë gjërat që u thanë, del se ky vit shkollor do të fillojë me vështirësi, ngase edhe përkundër premtimit të ministres Nagavci, tekstet shkollore nuk kanë arritur ende në shkolla. Dita e parë do të jetë problematike, sepse e vetmja armë e diturisë në shkollat tona fatkeqësisht në mungesë të mjeteve bashkëkohore janë tekstet shkollore, shpuza dhe shkumësat…”, ka thënë kryesindikalisti i arsimit

Telegrafi po ashtu ka kërkuar informacion nga Ministria e Arsimit se kur pritet të shpërndahen tekstet shkollore tek nxënësit, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Edhe dy javë deri në fillimin e vitit shkollor, Nagavci: Po shikojmë mundësitë që të mos ketë vonesa në shpërndarjen e librave
Lexo po ashtu Edhe dy javë deri në fillimin e vitit shkollor, Nagavci: Po shikojmë mundësitë që të mos ketë vonesa në shpërndarjen e librave

Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit shkollor 2023/24. /Telegrafi/