Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës, Hasan Preteni, gjatë raportimit të tij të fundit për aktivitetin e deritanishëm të AKK-së, ka adresuar shumë kritika të adresë të Prokurorisë së Shtetit për mosveprim adekuat në pjesën dërrmuese të rasteve, që janë proceduar në Prokurori, për dyshimet e ngritura dhe të argumentuara nga AKK-ja për shkelje ligji dhe indikacione të bazuara për veprimtari të kundërligjshme, që nga deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të ndryshëm e deri te procedurat e prokurimit nëpër nivele të ndryshme të institucioneve publike.
Ajo që del tani si pikëpyetje e madhe është se ku qëndron defekti real i mosfunksionimit të kësaj hallke ndërinstitucionale të koordinimit të luftës efikase kundër korrupsionit, pse Prokuroria nuk i mori seriozisht denoncimet e Antikorrupsionit, që u proceduan në Prokurori? A mund të jenë denoncimet e dërguara pa përgatitje profesionale dhe pa prova të sigurta, apo është kjo një dëshmi se kjo Prokurori nuk guxon dhe nuk reagon kundër shkeljeve të ligjit, kur bëhet fjalë për njerëzit e veshur me pushtet në të gjitha nivelet, e sidomos ata të nivelit të lartë.
Kreu në largim i AKK-së, Hasan Preteni, që tani po e dorëzon detyrën tek drejtori i ri i agjencisë, dhe i ka përfunduar mandati, nuk e sheh të arsyeshme që të flasë tutje për atë periudhë kohore, për të cilën është deklaruar shumë herë gjatë mandatit të tij, deklarime prapa të cilave ka qëndruar dhe qëndron edhe tani.
Përgjigje për këtë çështje nuk ka dhënë as Prokuroria e Shtetit.
Derisa ish-kreu i AKK-së për shkaqe etike nuk dëshiron të flasë për të kaluarën e raporteve të AKK-së me Prokurorinë, ekspertët e fushës së sundimit të ligjit, tehun e kritikës për mostrajtim meritor dhe ndëshkim adekuat të denoncimeve të AKK-së të ngritura pranë Prokurorisë së Shtetit ia hedhin shtyllës kryesore të sundimit të ligjit, drejtësisë së ndikuar tejskajshëm nga politika.
Heshtja e Prokurorisë përballë denoncimeve të Pretenit
Eksperti i së drejtës, Riza Smaka, thotë se derisa AKK-ja është institucion, që ka vetëm rol administrativ të hetimit dhe denoncimit të shkeljeve ligjore me dyshime të argumentuara për infiltrim korrupsioni, është Prokuroria që duhet të merret seriozisht me ato denoncime, por këtë nuk e ka bërë deri më tani, për shkak se ky niveli tanishëm i prokurorëve, sikurse edhe ai i në pjesën dërrmuese të gjyqtarëve, janë robër të politikës zyrtare- qeveritare.
“Agjencia Antikorrupsion, e drejtuar nga Preteni, bëri punë profesionale, pavarësisht sfidave që e përcollën në procesin e ristrukturimit të plotë dhe fuqizimit të kësaj agjencie që nga themelimi deri më sot. Është punuar shumë nëpër një kohë me mjaft sfida, por gjithsesi që ka qenë një angazhim i përkushtuar dhe madje meriton edhe mirënjohje shoqërore dhe mbështetje institucionale. Edhe aktiviteti i Agjencisë në fjalë nuk është i lehtë, përkundrazi i penguar nga individë të instancave pushtetare të caktuar, por falë përkushtimit i njëjti i përballon mjaft suksesshëm edhe obstruksionet jo të pakta që i bëhen. Pengesa e arritjes së suksesit të duhur gjithsesi qëndron tek shkalla tjetër e vazhdimit esencial të hetimit për dyshimet e ngritura, tek Prokuroria. Dihet mirëfilli që Prokuroria e Shtetit, nga neni 109 i Kushtetutës së paku deri tani nuk i ka trajtuar rastet e paraqitura nga Agjencia Antikorrupsion sa dhe si duhet, gjë që është për t’u habitur për të keq”, shprehet Smaka.
Ai tutje thotë se shkaku i neglizhimit të rasteve të dyshuara nga Agjencia Antikorrupsion e të paraqitura në mënyrën e përcaktuar me ligjin e aplikuar, nuk mund të shpjegohet ndryshe, pos për motivacione korruptive.
“Ndryshe Prokuroria të gjitha rastet e paraqitura nga Agjencia në fjalë do të duhej t’i trajtonte madje në procedurë të përshpejtuar, dhe ta informonte Agjencinë si dhe opinionin publik, i cili është tejet i interesuar për luftimin energjik dhe efikas të të gjitha formave të korrupsionit, të cilat në vendin tonë aktualisht e mjerisht janë të shumta e të ndryshme”, tha Smaka.
Sipas tij, faktimin e përgjegjësisë që ka Prokuroria në hedhjen poshtë të shumicës së rasteve të Agjencisë e konfirmon vet heshtja nga Prokuroria e Shtetit përballë deklarimeve të Pretenit.
“Në këtë kontekst heshtja e tillë e Prokurorisë në masë të konsideruar në vend të luftimit e stimulon dhe e inkurajon valën korruptive veçanërisht atë në nivelet institucionale”, u shpreh Smaka.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, thotë se “vetë fakti që të kesh mbi 1 mijë fletëparaqitje për korrupsion dhe veprimtari të dëmshme për të gjitha strukturat politike, nga deputetët, qeveritarët, gjykatësit, prokurorët, anëtarët e bordeve etj., si dhe mos të bëhet asnjë akuzë, flet për politizim të skajshëm të Prokurorisë, por edhe të gjykatave”, u shpreh Kelmendi./Kosova Sot/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe