LAJMI I FUNDIT:

Herzog: Netanyahu po rrezikon sigurinë e Izraelit

Herzog: Netanyahu po rrezikon sigurinë e Izraelit

Kreu i opozitës izraelite, Isaac Herzog akuzoi sot kryeministrin Benjamin Netanyahu se po rrezikon sigurinë e Izraelit pas njoftimit të presidentit amerikan kundër planit shtesë për ndihmë ushtarake në këtë shtet.

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se ishte kundër një plani shtesë për ndihmë prej 455 milionë dollarë për programin izraelit antiraketë.


Qeveritë amerikane dhe izraelite janë duke negociuar për një program të ri amerikan për të ofruar ndihmë në fushën e sigurisë në këtë shtet.

Kjo ndihmë do të akordohet brenda një periudhë 10-vjeçare, dhe sipas marrëveshjes, Izraeli përfiton çdo vit tre miliardë dollar ndihmë ushtarake nga SHBA-të.