Zvicra ka shënuar fitore ndaj Italisë me rezultat 2-0 për të kaluar në çerekfinale dhe kjo edhe fal paraqitjes së madhe të Ruben Vargas.

Sulmuesi i krahut shënoi dhe asistoi në fitoren e helvetëve ndaj italianëve, ku u shpall edhe "Lojtar i ndeshjes" nga UEFA.


Ai ka zbuluar pas ndeshjes se çfarë i kishte thënë kapiteni i ekipit, Granit Xhaka mes pjesëve dhe në momentin e goditjes së topit kur u shënua goli.

“Graniti më tha: ‘Ruben, vetëm shëno një gol”. Më pas e dëgjove duke më thënë gjuaj. Gjithçka ndodh shumë shpejt”, tregoi Vargas pas ndeshjes për mediat zvicerane.

xhaka vargas 1

Zvicra tani do të përballet me Anglisë ose Sllovakinë në çerekfinale, ndeshje që zhvillohet nesër (e diel).

Xhaka dhe skuadra helvete do të ketë përparësi për ndeshjen çerekfinale , pasi do të ketë një ditë më shumë pushim, gjë që mund ta bëjë diferencën. /Telegrafi/

telegrafi sport app