LAJMI I FUNDIT:

Heqja e vizave nga Izraeli, dënimi i Pal Lekajt për 53-milionëshin dhe ndalimi i dinarit serb – lajmet që shënuan javën

Heqja e vizave nga Izraeli, dënimi i Pal Lekajt për 53-milionëshin dhe ndalimi i dinarit serb – lajmet që shënuan javën

Java që po lëmë filloi me lajmin se Izraeli ka vendosur t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës dhe kjo u bë e ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Po gjatë javë që po lëmë pas bëri jehonë lajmi për dënimin e ish ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili u dënua me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.


Ndërkaq, më 1 shkurt hyri në fuqi Rregullorja për Operacionet me Paratë e Gatshme, përmes së cilës u bë e ditur se ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe se e valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro, duke përjashtuar kështu nga qarkullimi dinarin serb.

Izraeli i heqë vizat për qytetarët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën se Izraeli ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Gjatë një takimi, ambasadorja Tamar Ziv e njoftoi Osmanin për pajtueshmërinë e Qeverisë së Izraelit të miratojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët së shpejti do të gëzojnë lirinë e udhëtimit pa viza në Izrael për qëllime turistike.

Ministritë përkatëse tashmë kanë nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj ambasadores Ziv për këtë hap, i cili jo vetëm që lehtëson lëvizjen e qytetarëve, por edhe shton besimin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.

Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv dhe presidentja Vjosa Osmani

Ndërkohë, në përkujtim të Ditës së Holokaustit, Presidentja Osmani theksoi përkujtimin e viktimave dhe angazhimin e Kosovës për të mësuar nga historia dhe luftimin e urrejtjes dhe paragjykimeve.

Ambasadorja Ziv dhe presidentja Osmani po ashtu ndanë informacione rreth zhvillimeve të sigurisë në Izrael dhe Kosovë, duke treguar vazhdimësinë dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet dy vendeve.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Ndërsa më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lekaj, tani deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Ish-ministri është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Bashkë me të janë dënuar edhe Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Pas dënimit nga Gjykata, deklarohet Lekaj: Vendim i padrejtë – kundërshtarët politikë mos të gëzohen para kohe
Lexo po ashtu Pas dënimit nga Gjykata, deklarohet Lekaj: Vendim i padrejtë – kundërshtarët politikë mos të gëzohen para kohe

Musa Damati, avokat i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila të mërkurën e dënoi klientin e tij me 3 vjet e tetë muaj burgim në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Në një prononcim për media, Damati ka thënë se vendimin do të apelojnë në Gjykatën e Shkallës së Dytë.

“Për arsye se provat gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kanë qenë të panumërta në drejtim të sqarimit të kronologjisë dhe implikimeve buxhetore që ka pasur ky projekt kapital për vendin”, ka deklaruar ai.

Avokati tutje është shprehur se projekti është filluar shumë kohë para se Lekaj ta pranojë detyrën e ministrit.

“Është projekt i cili që nga fillimi është krijuar me vonesa dhe implikime buxhetore”, ka thënë Damati, duke shtuar se provat kanë qenë aq shumë shfajësuese sa “ne si mbrojtje nuk mund ta konsiderojmë ndryshe vendimin e Shkallës së Parë veçse skandaloz dhe bindja jonë është se do të pasojë ndryshime në favorin e klientit tonë”.

Hyrja në fuqi e Rregullores së BQK-së, përjashtimi i dinarit serb nga qarkullimi

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Paratë e Gatshme.

Me këtë rregullore ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe, ndërkaq theksohet se valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro, duke përjashtuar kështu dinarin serb.

Saktësisht thuhet se valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Hyrja në fuqi e Rregullores së BQK-së - çfarë thanë nga Departamenti Amerikan i Shtetit e çfarë nga BE-ja?
Lexo po ashtu Hyrja në fuqi e Rregullores së BQK-së - çfarë thanë nga Departamenti Amerikan i Shtetit e çfarë nga BE-ja?

Të mërkurën u shpeshtuan reagimet përkitazi me këtë çështje, gjersa QUINT-i ditë më parë ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të kësaj Rregulloreje.

E në një konferencë për media zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës e cila hyn në fuqi më 1 shkurt ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe sistemin e pagesave në vend.

Sipas tij, objekt i kësaj rregulloreje nuk ka qenë dhe as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend.

Në një konferencë për media, zëvendëskryeministri ka deklaruar se rregullorja “as nuk e ndalon, as nuk e lejon e as nuk merret me dinarin serb”.

“Qëllimi final i rregullores është mbrojtja e konsumatorit dhe sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës. Objekt i rregullores nuk ka qenë e as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend, sepse kjo temë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është shprehur Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori