LAJMI I FUNDIT:

Heqja e gurit përkujtimor në Korenicë, flet nipi i Nënës Pashke

Heqja e gurit përkujtimor në Korenicë, flet nipi i Nënës Pashke

Guri përkujtimor i nënë Pashkë Markut, e njohur si “Nëna Pashke”, një simbol i një tragjedie kombëtare, është hequr nga vendi ku ishte vendosur në Korenicë të Gjakovës.

Ky gur ishte vendosur në një arë të Korenicës, për të kujtuar vuajtjen e një nëne shqiptare dhe popullit të Kosovës, e cila dogji veten pas varrimit të mbetjeve mortore të bijve të saj, të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, gjatë luftës në Kosovë.


Lidhur me këtë rast ka folur nipi i Nënës Pashke, Liridon Marku, i cili ka thënë se pronari i tokës ku ka qenë guri përkujtimor ka kërkuar që të hiqet nën arsyetimin se familjarët e Nënës Pashkë po dëshirojnë të ndërtojnë një kishë aty.

“Ka qenë kërkesë e tij që ai guri të larohet se ju doni maru një kishë aty. Ai guri është vendos me lejen e zotit Bala në vitin 2004 dhe nuk është vendosur as edhe një shkronjë te guri më”, ka thënë Marku, për RTV Dukagjini.

Historia rrëqethëse e nënës Pashke, Apolloni: Largimi i gurit nga vendi ku dogji veten veprim i pamenduar  
Lexo po ashtu Historia rrëqethëse e nënës Pashke, Apolloni: Largimi i gurit nga vendi ku dogji veten veprim i pamenduar  

Për këtë gjatë ditës së premte ka regjur edhe publicisti dhe shkrimtari, Ag Apolloni, i cili ka hedhur dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare, sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngrihet një kishë, pavarësisht se familja e Pashkës e ka siguruar që nuk do të ngrihet asnjë kishë aty.

“Nëna Pashke është simbol i Kosovës, prandaj heqja e atij guri është një gjest i pamenduar i pronarit. Lus Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë, në atë arë të Korenicës (Gjakovë)”, ka shkruar Apolloni në Facebook.

Nëna Pashke, ditën e 27 majit 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe zhdukur me forcë nga Serbia.

Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003.

Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit.

Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flakën, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori