LAJMI I FUNDIT:

Heldt deklarohet pas takimit me Hotin

Heldt deklarohet pas takimit me Hotin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt është takuar gjatë së mërkurës me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ku kanë diskutuar për planet e Qeverisë Hoti gjatë mandatit të saj.

Heldt në Twitter ka shkruar se gjatë këtij takimi është theksuar se pritet bashkëpunimi i Gjermanisë në çështjet si dialogu, sundimi i ligjit dhe trajtimi i krizës së COVID-19.

“Pata takimin e parë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. Kryeministri më informoi për planet e qeverisë së tij. Ai nënvizoi se pritet që Gjermania të bashkëpunojë si donatori më i madh dypalësh duke përfshirë çështjet si dialogu i udhëhequr nga BE, sundimin e ligjit, trajtimin e krizës COVID, luftimin e korrupsionit. Integrimi në BE, ka nevojë për strukturë në Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Heldt. /Telegrafi/