LAJMI I FUNDIT:

“The Headhunter” feston pesë vjetorin e themelimit të saj në Kosovë

“The Headhunter” feston pesë vjetorin e themelimit të saj në Kosovë

“The HeadHunter Kosovo Branch” është kompani e cila ofron shërbime në rekrutimin e personelit, shërbimin “Staff Leasing”, “HeadHunting”, trajnimin dhe studimet mbi tregun e vendit.

Me shërbimet të cilat i ofrojnë arrijnë një shtrirje të gjerë në Kosovë dhe vendet e tjera në rajon.

“The HeadHunter Group” si kompani filloi të funksiononte së pari në Shqipëri dhe pas sukseseve që arriti për një kohë të shkurtër, u zgjerua me futjen në tregun e Kosovës përmes “The HeadHunter Kosovo Branch”.

Që nga themelimi në vitin e parë filluan që përmes shërbimeve të tyre të bashkëpunojmë me disa nga kompanitë më të suksesshme dhe prestigjioze në tregun e Kosovës dhe të rajonit.

Arritën që përmes punës së tyre të fitojnë besimin dhe të zgjerohen me rritjen e madhe të numrit të klientëve që çdo ditë sa vijnë e u shtohen më shumë.

Ata kanë një rrjet të zhvilluar të kandidatëve me anë të të cilëve vazhdimisht u shërbejnë kompanive bashkëpunuese përmes rekrutimeve dhe “HeadHunting” të profesionalistëve më të mirë që funksionojnë në nivelet ekzekutive.

Funksionojnë me konfidencialitet të plotë dhe kanë një besueshmëri të madhe kundrejt klientëve dhe kandidatëve të tyre.

Që nga viti 2013 kanë arritur të zhvillojnë mbi 5000 intervista. Në këtë shumë përfshihen 1500 intervista për pozitat Ekzekutive, 2000 për pozita Menaxheriale dhe rreth 1500 intervista për pozitat e tjera në kompani të ndryshme.

Përmes shërbimeve që ata ofrojnë numri i rekrutimeve ka arritur afër 250.

Me shërbimin e “Staff Leasing” ata mbështesin një numër të madh të bashkëpunëtorëve të tyre.

Me gjithë sukseset e arritura deri tani ata edhe më tej synojnë avancimin në këtë fushë. Fokusi i tyre drejtohet tek përmirësimi i shërbimeve të rekrutimit dhe funksionimi gjithnjë e më shumë i shërbimit të “Staff Leasing”.

Ata gjithashtu janë duke punuar në atë drejtim që të rrisin shërbimet e trajnimeve rreth Resurseve Humane.

Puna me bashkëpunëtorët e tyre dhe besimi i tyre tek kompania, ka bërë që të arrijnë rezultate të larta dhe gjithnjë t’i shtyjnë drejt motivimit për përmirësimin e shërbimeve edhe më tej.

“The HeadHunter Kosovo Branch” u falënderohet të gjitha kompanive bashkëpunuese të cilat besojnë në shërbimet e kompanisë.