LAJMI I FUNDIT:

Haziri premton ndërtimin e “Parkut të Paqes”

Haziri premton ndërtimin e “Parkut të Paqes”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka premtuar se do ta ndërtojnë “Parkun e Paqes” midis Malishevës dhe Gjilanit, i cili u kushtohet dëshmorëve prej Luftës së Parë Botërore.

Siç njofton LDK, Malisheva, Malisheva e Epërme, Capari dhe Uglari, me anë të një tubimi madhështor i kanë bërë konak njeriut i cili u rikonfirmua në mënyrë plebishitare për kryetar i Gjilanit më 22 tetor, Lutës së Gjilanit.


Banorët e atjeshëm thanë se përkrahja për Lutfi Hazirin e LDK-së më 19 nëntor do të jetë dyfish më e madhe.

Fjalë falënderimi për mbështetjen e fuqishme ka shprehur kreu aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri.

“Skam dilemë se më 19 nëntor ju do ta rikonfirmoni rezultatin e bardhë për partinë e Ibrahim Rugovës. LDK më ka bërë nderë me mbështetje të jashtëzakonshme, por mbështetja përtej partiake më ka bërë më të përgjegjshëm”, ka deklaruar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, për të vazhduar me zotimin për realizimin e projekteve multimilionëshe.

“Në mandatin e ri, ‘Parku i Paqes’ që do të ndërtohet midis Malishevës dhe Gjilanit dhe iu dedikohet dëshmorëve që prej Luftës së Parë Botërore e deri më sot. Malisheva në pjesën më të madhe është integruar në zonën urbane. Pas përfundimit të shtratit të lumit “Mirusha”, do të fillojmë ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”, sikurse që do ta ndërtojmë edhe impiantin për trajtimin e ujërave të zeza dhe përfundimisht problemi me ujërat e zeza do t’i takoj historisë”, është zotuar Haziri.

Kryetari Lutfi Haziri pohoi se gjatë mandatit të ri katër vjeçar do të vazhdoj të qeverisë me duar të pastra e dyer të hapura, duke vazhduar t’ua bëjë jetën e dinjitetshme gjilanasve.

Në këtë tubim, kryetari Lutfi Haziri tha se gjatë mandatit të ardhshëm do të vendoset në vendin meritor edhe kolosi tjetër i kombit, Abdullah Tahiri.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori