LAJMI I FUNDIT:

Haziri nënshkruan marrëveshjen trepalëshe për ndërtimin e stacionit të autobusëve

Haziri nënshkruan marrëveshjen trepalëshe për ndërtimin e stacionit të autobusëve

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi, kanë nënshkruar sot marrëveshjen trepalëshe MAPL – Komunë – SDC-DEMOS për bashkëfinancim të projektit kapital nga granti i performancës komunale 2020.

Gjilani ka fituar 430 mijë e 423 euro në saje të performancës së mirë nga MAPL-SDC-DEMOS dhe me këto mjete do të ndërtohet stacioni i ri i autobusëve, ku komuna do të participojë me 269 mijë euro.


Projekti total i ndërtimit të stacionit të ri të autobusëve kap vlerën rreth 700 mijë euro.

Me grantet e fituara në tre vjetët e fundit, Komuna e Gjilanit ka ndërtuar me bashkëfinancim Rrugën e Kumanovës, rreth-rrotullimin në rrugën e Prishtinës dhe rrugët e infrastrukturën nëntokësore në lagjen Porodin.

Ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të qeverive zvicerane, suedeze dhe norvegjeze.