LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK në qeverisje pati takime në SHBA në nivel presidentësh, PDK me zv. Presidentin, LVV ra te Sekretari i Shtetit

Haziri: LDK në qeverisje pati takime në SHBA në nivel presidentësh, PDK me zv. Presidentin, LVV ra te Sekretari i Shtetit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitën e Osmanit dhe Kurtit në Amerikë.

Haziri ka thënë se vizitën e krerëve të lartë e ka mundësuar MCC-ja, derisa sipas tij Amerika i ka lidhjet e forta me popullin e Kosovës e jo me politikanët.


“Nëse i bëjmë bashkë, në vizitën e gjashtë kanë mbërri me taku Sekretarin e shtetit. Tri herë ka qenë Presidentja dhe dy herë kryeministri në Uashington për ftesa të caktuara, për të me thanë MCC-ja është burimi i ftesave të vizitave që kanë realizu dhe ka ndodh. Është një e vërtetë e madhe që Amerika dhe kjo administratë me popullin e Kosovës ka marrëdhënie të veçanta dhe të pakushtëzuara, ndërsa me politikanë nuk e ka këtë raport. Nuk e dënon popullin e Kosovës për shkak të politikanëve dhe politikave”, ka deklaruar Haziri në një konferencë për media.

Nënkryetari i LDK-së tha se vizita në SHBA nuk dh më shumë se ajo që shkruhej në letrën e janarit që Blinken i kishte dërguar Kosovës e që lidhej me dialogun.

“Mirë është bërë që është realizuar kjo vizitë, por ajo nuk e ka tejkaluar letrën e janarit që e kishte dërguar Blinken. Blinken e ka ripërsëritur kërkesën e Bidenit që Kosova duhet të tregojë kreativitet për arritjen e një marrëveshjeje  me njohje të ndërsjellë. Dikujt i është dashur një vit e gjysmë të kuptojë se nuk mund të kalojë letrën e Bidenit. Nuk mund të bësh ekskursion politikë për të hapur një derë në Uashington. Mund të shkosh për partinë tënde, në dasma te kushërinjtë apo te shokët, por te vendimmarrësit duhet të kesh arsye të madhe për të hyrë”.

Haziri ka thënë se LDK ka realizuar takime në nivel presidentësh derisa ka qenë në qeverisje.

“Kur ka qenë LDK-ja në qeveri ne kemi pasur takime me nivelin e presidentit. Kur ka ardhur PDK-ja në pushtet nivelin e takimeve e kanë pasur me zëvendëspresidentin e SHBA-së, derisa LVV e ka ulur nivelin e  përfaqësimit në nivelin e Sekretarit të shtetit. Pra Fatmir Sejdiu ishte takuar me Presidentin e SHBA, PDK-ja me Zëvendës presidentin e SHBA, LVV-ja me Sekretarin e Shtetit. Sigurisht edhe sekretari është nivel shumë i lartë dhe përfaqëson presidentin, por hierarkia është e tillë”, deklaroi ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori