LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK ka opsion vetëm Vetëvendosjen për koalicion parazgjedhor

Haziri: LDK ka opsion vetëm Vetëvendosjen për koalicion parazgjedhor

Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni i mundshëm LDK-Vetëvendosje do të ngjallte shpresën në popull.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sot Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që opsion i vetëm i mundshëm për një koalicion parazgjedhor është Vetëvendosje.


“Me vendim të veçantë është përjashtuar mundësia e koalicioneve para dhe pas zgjedhore me PDK-në, por edhe me partitë tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri ka thënë se pas dy viteve përvoje në Kuvend mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, LDK ka konfirmuar se ka vullnet politikë për bashkëpunim me Vetëvendosjen edhe në të ardhmen.

“Vullneti politik ekziston. Duhet të shtjerrën të gjitha mundësitë që ky vullnet të kapitalizohet në koalicion parazgjedhorë”.

Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së ka thënë se një koalicion i tillë do të largonte varësinë dhe ndikimin e Listës Serbe në qeverisje.

Ai ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje do të balanconin interesat në të mirë të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori